Dashi
Për të lindurit e kësaj shenje është e vështirë sot që të jenë racionalë, për të mbajtur qetësinë e
nevojshme dhe durimin në familje, apo edhe në marrëdhëniet në përgjithësi. Sot shumica është duke
punuar. Pengesa të vështira do të ndeshni ndërkaq në fushën e karrierës. Po dashuria? Goditje në
raportet fikse dhe pabesi. Gabimet e bëra në disa raste, kanë për të çuar në krisje të pashërueshme.
Demi
Një histori dashurie në përparim e sipër, gjatë ditës së sotme ndjen nevojën për t’u përtëritur dhe për t’u
rritur. Jeni gati për një ngjarje të rëndësishme që mund të mbërrijë sa më shpejt këto ditë. Yjet i
inkurajojnë të rinjtë që të kërkojnë mënyra të reja për të arritur lumturinë. Shumë mirë për ata që
vendosin të udhëtojnë apo të eksplorojnë gjëra të dobishme, si në aspektin e karrierës, edhe në fushën
e kulturës personale.
Binjaket
Kjo e sotmja ka për të qenë një ditë shumë e mirë për të realizuar një hakmarrje mbi ata që i urreni prje
kohësh. Ju keni ide mjaft origjinale. Gjithashtu, ju mund ta forconi përvojën tuaj të punës. Ju jeni efikas
dhe i mençur në planifikimin e iniciativave dhe që t’i kryeni ato përmes projekteve të cilat tashmë kanë
filluar. Mendime të thella dhe sintezë. Fati do ju ndihmojë në çdo fushë për realizimin e tyre.
Gaforrja
Gjendja në tërësi për të lindurit e kësaj shenje është e pakënaqshme dhe zbehet me lehtësi. Intolerancë
në çift, rutinë dhe dëshirë për një verë të bukur. Edhe në qoftë se kjo ju kushton përpjekje, kontrollojini
instinktet e menjëhershme, ekseset dhe mënyrat e të bërit të gjërave, të cilat nuk janë gjithmonë
adekuate. Mundohuni që të keni një qëndrim më të relaksuar, i cili lehtëson marrëdhëniet me të tjerët.
Kujdes nga shkeljet.
Luani
Hëna në shtëpinë e shëndetit dhe argëtimit, flet sot për sukseset e trajtimeve të dedikuara për
përmirësimin e formës dhe fizikut tuaj. Komplote të ndryshme në fushën yjore, rekomandojnë që t’i hiqni
qafe skemat dhe mekanizmat e futura në nivelin e trupit dhe psikikën tuaj. Nuk duhet të përqendroheni
vetëm në tonifikimin e muskujve tuaj, por edhe për të ruajtur mendjen tuaj. “Po” çdo check up-i para një
udhëtimi të gjatë.
Virgjeresha
Ju mund të kaloni një ditë të diel në emër të lumturisë. Në dispozicionin tuaj janë ndjenja e shoqërimit,
kreativiteti dhe ndjeshmëria e rritur për të kapur mundësitë më të dobishme për të përmirësuar jetën tuaj.
Dashuria, seksi dhe kreativiteti janë të theksuara nga yjet. Shihni të përfitoni sa më shumë nga ky
moment.
Peshorja
Në plan të parë kënaqësia personale dhe nevojat tuaja. Ato janë një premisë për të arritur në një
mirëkuptim të lumtur me ata të cilët jetojnë me ju. Konfigurimi astral i ditës së sotme lejon një pamje të
qetë të marrëdhënieve ndërpersonale dhe krijimin e frymës së nevojshme për kryerjen e jetës së duhur
martesore. Keni nevojë për më shumë qetësi dhe më shumë besim tek të tjerët për të mbijetuar ndaj
këtyre mospajtimeve. Lëvizje të matura dhe ngjarje.
Akrepi
Kjo e sotmja ka për të qenë një Hënë e favorshme për jetën e shoqërisë dhe pjesëmarrje afektive, e cila
u sugjeron shumë të lindurve nën shenjën e Akrepi të korrin suksese të rëndësishme në qasje të reja.
Mes aventurave verore dhe joshjeve të rastit, del triumfuese dëshira për t’i shkuar në fund çdo
marrëdhënieje dhe për të mos u ndalur në sipërfaqe apo për të mos u kufizuar vetëm në paraqitjet e
jashtme. E dielë e veçantë për çiftet.
Shigjetari
Sot dhe nesër, thuajuni “Po” lëvizjes së parave brenda dhe jashtë vendit. Para se të bëni një shpenzim
të kushtueshëm, duhet të siguroni pamje të saktë dhe të detajuar të natyrës tuaj bujare, sepse ju mund
të kapeni nga një virus i madh shpenzimesh, dhe mund t’i mbaroni paratë tuaja si pa e kuptuar fare.
Edhe në qoftë se ju keni probleme në fushën ekonomike, bëni pak durim.
Bricjapi
Në teori ju jeni të gatshëm të angazhoheni për të përmirësuar marrëveshjet me njerëzit rreth jush,
sidomos me partnerin tuaj, por në praktikë ju jeni gati për ta hedhur përsëri mbi të tjerët përgjegjësinë
për ndonjë kontrast të mundshëm. Përqendrimi i dobët dhe nervat, nuk janë shpresë e mirë për ju sot.
Hëna në shenjën tuaj, formon gjithashtu edhe një lidhje të këndshme me Neptunin dhe Saturnin.
Imagjinata dhe urtësia juaj mund të arrijnë nivele të larta që ndihmojnë për të rivendosur paqen brenda
dhe jashtë jush.
Ujori
Lëreni të shkojë të kaluarën tuaj. Është shumë e mundshme që ju të ndjeheni të privuar nga bazat e
sigurisë që kishit ndërtuar brenda jush, me kalimin e kohës. Ato janë ndjenja të çastit. Si duhet ta luftoni
këtë papërshtatshmëri? Me metoda sa më relaksuese, duke bërë atë që ju pëlqen dhe të kesh
kënaqësinë e të ndenjurit në shoqërinë e dikujt që ju bën të ndjeheni mirë.
Peshqit
Hëna paraqitet mjaft e favorshme për miqësitë. Ju jeni nga natyra i shoqërueshëm, dhe i interesuar për
përvoja të reja. Gjithashtu, ju jeni një mik i mirë, sikundër, dini ta tërhiqni me lehtësi simpatinë e të tjerëve
dhe si rrjedhojë, të keni një rreth të madh miqsh. Dhe sot ju mund të jeni i sigurt se nga miqtë tuaj më të
afërt do të merrni të gjithë mbështetjen dhe admirimin që ju dëshironi
Per”Alba – Dansk” Shkodrani
Leave a Reply