Po të drejtohem si vajza e një invalidi të luftës, me respekt për kontributin që ke dhënë për Kosovën. Gjakun, luftën, lirinë, shtetin dhe pavarësinë që ke dhënë për këtë vend nuk ti mohon askush. Për këtë jemi mirënjohës.
Por sot dua të flas për një padrejtësi që më ka prekur mua dhe familjen time.
Rastin tim e kam ngritur dhe e kam kërkuar vetë drejtësinë. Kam folur për diskriminimin që kam përjetuar në polici, ushtri dhe fakultete. Kam kërkuar takime dhe kam kërkuar që të dëgjohem.Rasti im ka qenë i njohur edhe për Dautin dhe për deputetë të tjerë. E kanë ditur çfarë po ndodhte. Por heshtën. Nuk vepruan.
Dhe kjo është ajo që më dhemb më shumë.
Unë nuk po flas për diçka që nuk e keni ditur. Po flas për një rast që e keni pasur përpara, e keni dëgjuar dhe prapë nuk keni bërë asgjë.
Pse vajza e Mleqanit u la 15 herë jashtë?
A nuk ishte kjo e mjaftueshme për të ngritur zërin dhe për të kërkuar një përgjigje?
Kur ti ishe kryeministër, ne i sollëm kërkesat tona në Kuvend. Kërkuam takime. Kërkuam drejtësi për diskriminimin në polici, ushtri dhe fakultete. Por nuk na priti askush.
Në atë kohë, Rrustem Berisha ishte ministër i FSK-së, i vendosur nga ju, dhe ne përjetuam padrejtësi edhe në ushtri.
Ramush, ti ke dhënë shumë për Kosovën dhe këtë nuk ta mohon askush. Por pse nuk u bëre zë edhe për ne kur po na bëhej padrejtësi?
Dauti e dinte. Deputetët e tjerë e dinin. Rasti im ishte i njohur. Por të gjithë heshtën dhe askush nuk veproi.Ne nuk po kërkojmë privilegj. Nuk po kërkojmë favore sepse jemi fëmijë të luftëtarëve.Po kërkojmë vetëm drejtësi.
Sepse prindërit tanë luftuan për një Kosovë ku drejtësia duhet të jetë e barabartë për të gjithë.
Ramush, respekti për kontributin tënd nuk do të thotë se duhet të heshtim për padrejtësitë që na janë bërë.Sot nuk po të kërkoj fjalë të bukura. Po të kërkoj përgjigje: pse heshtët atëherë dhe pse nuk vepruat?
Sepse rasti im nuk është vetëm rasti im. Ka edhe shumë fëmijë të tjerë të luftëtarëve që janë lënë jashtë padrejtësisht dhe që presin drejtësi.Ne nuk duam hakmarrje. Duam drejtësi, dinjitet dhe të drejtën që na takon.
Sot pyetja ime është e thjeshtë: pse nuk vepruat atëherë?
Nuk po të kërkoj të mohosh atë që ke bërë për Kosovën. Përkundrazi, po ta them hapur: Kosovës i ke dhënë shumë dhe këtë nuk ta mohon askush.Por as kjo nuk duhet të jetë arsye që ne të heshtim për padrejtësitë që na janë bërë.Sepse nëse fëmijët e luftëtarëve lihen jashtë padrejtësisht dhe institucionet e dinë, por heshtin, atëherë kush do të flasë për ta?
Ramush, sot nuk po të kërkoj fjalë. Po të kërkoj veprim.Sepse për Kosovën keni luftuar me armë. Për drejtësinë ndaj atyre që dhanë gjithçka për Kosovën, duhet të luftohet edhe me zë.Rastin tim e kam ngritur dhe e kam kërkuar vetë drejtësinë. Kam folur për diskriminimin që kam përjetuar në polici, ushtri dhe fakultete. Kam kërkuar takime dhe kam kërkuar që të dëgjohem.Unë nuk po flas për diçka që nuk e keni ditur. Po flas për një rast që e keni pasur përpara, e keni dëgjuar dhe prapë nuk keni bërë asgjë.Sepse prindërit tanë luftuan për një Kosovë ku drejtësia duhet të jetë e barabartë për të gjithë.Deputetët e dinin. Ju e dinit. Por askush nuk veproi.Por mirënjohja nuk na obligon të heshtim për padrejtësinë.Ramush, mos na flisni vetëm për luftën dhe sakrificën kur bëhet fjalë për Kosovën. Na tregoni ku ishit kur fëmijët e atyre që luftuan për Kosovën kërkonin drejtësi?Sepse është shumë e lehtë të flasësh për të kaluarën, por vlera e një politikani tregohet kur përballet me padrejtësinë para syve të tij.Dhe nuk do ta pranoj që rasti im të varroset në heshtjen e institucioneve.
Kjo nuk harrohet.Ju mund të keni dhënë gjak për Kosovën, por edhe prindërit tanë kanë dhënë gjithçka për këtë vend. Prandaj fëmijët e tyre nuk meritojnë të trajtohen si të padukshëm.Dhe nëse atëherë heshtët, sot të paktën mos heshtni më.Sepse padrejtësia mund të vonohet, mund të mbulohet dhe mund të heshtet për të, por nuk bëhet kurrë drejtësi vetëm duke e harruar.Nëse do të kishit vepruar atëherë, sot shumë prej nesh nuk do të ishim duke kërkuar drejtësi përsëri.Sot nuk do të ishim jashtë institucioneve ku kemi merituar të jemi. Sot do të ishim aty ku na takon me meritë — në polici, në ushtri dhe në institucionet e Kosovës.Mos na tregoni vetëm çfarë keni bërë për Kosovën në luftë. Na tregoni çfarë keni bërë për drejtësinë në këtë rast konkret.
Sepse sot nuk po ju kërkojmë lavdi, as fjalime dhe as premtime.Po kërkojmë veprime dhe përgjegjësi.Nëse keni vepruar, na tregoni: kur, ku dhe çfarë keni bërë?Nëse nuk keni vepruar, atëherë pranojeni se keni heshtur përballë një padrejtësie që e keni ditur.Kërkojmë të jemi aty ku e meritojmë me meritë, jo të lihemi jashtë për shkak të padrejtësive.Dhe këtë të drejtë nuk do ta kërkojmë vetëm një herë.Do të vazhdojmë ta kërkojmë derisa të marrim drejtësi.
Prindërit tanë u përgjakën nga Serbia. Morën plumba, luftuan dhe sakrifikuan për Kosovën. Por pas luftës, kur gjithçka përfundoi, kush i hapi dyert për ta dhe për fëmijët e tyre?
Kush erdhi të na pyeste: “A jeni gjallë? A keni nevojë për ndihmë?”Në Kuvend, ku duhej të dëgjohej zëri ynë, shumë herë nuk u mendua për ne. Por ne nuk kërkuam luks dhe as privilegje.Fëmijët e atyre që u përgjakën për Kosovën duhet të kenë mundësi të shkollohen, të punësohen dhe të ndërtojnë jetën e tyre. Familjet duhet të mund të mbahen me dinjitet.
Po të kërkoj të na tregosh çfarë ke bërë konkretisht për këto raste.
Sepse po të kishit vepruar atëherë, sot shumë prej nesh do të ishim aty ku e meritojmë — në polici, në ushtri, të shkolluar, të punësuar dhe duke e mbajtur familjen tonë me djersën dhe punën tonë.Prindërit tanë nuk kërkuan asgjë për vete kur morën armët. Ata dhanë për Kosovën.Sot ne kërkojmë vetëm që Kosova të mos na harrojë.Mos na harroni fëmijët e atyre që u përgjakën për këtë shtet. Mos na lini jashtë dhe pastaj të na kërkoni të heshtim.Ne nuk kërkojmë privilegj.Kërkojmë drejtësi, mundësi dhe dinjitet.Lufta nuk harrohet. As kontributi yt, as sakrifica e prindërve tanë nuk harrohen. Për gjithçka që keni dhënë për Kosovën, ne ju jemi mirënjohës.
Por, Ramush, edhe vuajtjet tona pas luftës nuk duhet të harrohen.Por kush i hapi dyert për ne?
Kush na pyeti: “A jeni gjallë? Si po jetoni? Çfarë po ju mungon?”Prandaj, Ramush, nuk po ta mohojmë kontributin. Por mos na kërkoni që për hir të mirënjohjes të heshtim për vuajtjet që na janë shkaktuar pas luftës.Lufta është pjesë e historisë së Kosovës dhe nuk harrohet. Por edhe padrejtësitë pas luftës janë pjesë e jetës sonë dhe nuk mund të fshihen me heshtje.
Ramush, nëse keni pasur mundësi të luftoni për lirinë, sot duhet të keni guximin të luftoni edhe për drejtësinë.Nëse edhe ju heshtni përballë këtyre padrejtësive, atëherë mos na kërkoni nesër të flasim vetëm për lavdinë e UÇK-së.
Sepse ne jemi familje të UÇK-së. Ne e dimë çfarë kanë dhënë prindërit tanë. Dhe pikërisht për këtë kërkojmë që shteti për të cilin ata u sakrifikuan të mos na trajtojë si të padukshëm.
UÇK-ja nuk mbrohet vetëm duke folur për të kaluarën. UÇK-ja nderohet edhe duke mbrojtur sot dinjitetin dhe drejtësinë për familjet e atyre që sakrifikuan.Dhe drejtësia për fëmijët e luftëtarëve nuk duhet të jetë çështje partie.
Ju politikanët ndër vite keni ditur të kujdeseni për fëmijët dhe familjarët tuaj. Keni bërë politika, ligje e mundësi për shumë kategori.
Por ne po ju pyesim: po për fëmijët e UÇK-së, çfarë keni bërë?Ne jemi gjallë. Jetojmë në Kosovë. Nuk jemi vetëm një kujtim i luftës dhe nuk duhet të na kujtoni vetëm kur ju duhen fjalët për UÇK-në.Prandaj sot po ju them:
Mos na flisni vetëm për UÇK-në. Flisni edhe për familjet e UÇK-së që janë gjallë, që jetojnë në Kosovë dhe që po përballen me padrejtësi.
Nëse ne jemi familje të UÇK-së, atëherë duhet të shihemi edhe pas luftës, jo vetëm të përmendemi në fjalime.Ramush, lufta nuk harrohet. Kontributi juaj nuk harrohet. Kontributi i prindërve tanë nuk harrohet. Por as vuajtjet tona pas luftës nuk do të harrohen.
Nëse sot nuk flisni për këto padrejtësi dhe nuk kërkoni drejtësi për ne, atëherë na tregoni: kur do të flitet për ne? Kur do të kujtoheni se edhe ne jemi këtu?Ne nuk kërkojmë privilegj.
Kërkojmë të drejtën për të jetuar me dinjitet në shtetin për të cilin prindërit tanë luftuan.
Jemi gjallë.Jetojmë në Kosovë.Dhe nuk pranojmë të harrohemi.
Burimi/Facebook


Leave a Reply