Nuk e besoj se këtë mund ta kenë kryer saranditë. Në asnjë mënyrë!
Në Sarandë, ka substancë të shkëlqyer dhe sjellje të pëlqyeshme qytetarie ndaj miqve, e aq më tepër, ndaj njerëzve të librit.
Por në rastin e Prof. Sazan Gurit mendoj se duhet gjetur arsyeja reale dhe ajo ç’ka ekspozohet si antikulturë, anti qytetërim, si patologji ose akt provokativ ndaj një autori dhe sidomos një pasionanti në disa lëmi e aq më tepër si aktivist i palodhshëm publik në këtë vend.
Hedhja e librave në det është më shumë se e rëndë!
Është një poshtërsi që u krye si veprim me duar njeriu.
Ato duar duhen gjetur pér të identifikuar njeriun inkuizitor që gjendet bashkë me to dhe për ta ekspozuar si fytyrë se nga vjen dhe për çfarë arsye e urren librin, (pamvarësisht se i kujt autor është ai).
Gjetja dhe denoncimi i atyre duarve, të atij njeriu, tek e fundit, heq ose sqaron qoftë edhe dyshimet, edhe hamendësimet, edhe ngarkesat e tjera, në një qytet me det dhe disa komunitete, sikundër është Saranda….
…Aq më tepër në pikun turistik të saj.!!
Burimi/Facebook


Leave a Reply