I njohur nga miqtë dhe komuniteti me nofkën “Milton”, i riu ishte zhvendosur në Nicë që në moshën 11-vjeçare. Ai kishte ndjekur shkollën Vernier dhe më pas ishte vendosur në lagjen Gambetta, ku me kalimin e viteve ishte bërë një figurë e njohur dhe e dashur për të rinjtë e zonës.
Për njerëzit që e njihnin prej vitesh, Mendes nuk ishte thjesht një 20-vjeçar që jetonte në lagje. Ai përshkruhet si një djalë që përpiqej të shmangte përplasjet dhe të qetësonte situatat e tensionuara.
“Miltoni i ri ishte shumë i dashur dhe shumë i respektuar në lagje. Ai kishte një rol si ndërmjetës. Gjithmonë përpiqej të qetësonte konfliktet”, ka treguar për “Nice-Matin” Christophe Tassano, drejtor i përgjithshëm i shoqatës La Semeuse.
Mendes kishte qenë prej vitesh pjesë e aktiviteteve të organizuara nga kjo shoqatë, duke frekuentuar qendrën sociale “La Ruche”, ku mblidheshin adoleshentë dhe të rinj.
Pikërisht për këtë arsye, lajmi për vrasjen e tij në Shqipëri ka tronditur komunitetin ku ai ishte rritur.
Sipas “Nice-Matin”, udhëtimi drejt Shqipërisë nuk ishte pjesë e planit fillestar të Mendes dhe miqve të tij.
Të rinjtë kishin planifikuar të udhëtonin drejt Spanjës më 26 gusht, në kuadër të programit “Sac à dos”, të organizuar nga fondi i ndihmave familjare. Për shkak të vonesave në organizimin e udhëtimit, grupi vendosi të udhëtonte me shpenzimet e veta drejt Shqipërisë, ndërsa plani për Spanjën do të vijonte më pas.
Sipas Tassano, edukatorët e kishin këshilluar grupin që të mos udhëtonte drejt Shqipërisë, por të rinjtë kishin vendosur të vazhdonin me planin e tyre.
Pushimet, megjithatë, do të ktheheshin në një tragjedi për familjen dhe miqtë e 20-vjeçarit.
Dhimbja është rënduar edhe më shumë nga vështirësitë me të cilat familja Mendes po përballej para tragjedisë.
Apartamenti i familjes ishte dëmtuar së fundmi nga një zjarr, duke bërë që prindërit e 20-vjeçarit të strehoheshin në një hotel në lagjen Saint-Charles të Nicës.
Pas lajmit për vrasjen, strukturat sociale të qytetit janë mobilizuar për t’u qëndruar pranë familjarëve dhe miqve të viktimës.
*Artikulli i plotë në story!*
Burimi/Facebook/JOQ Albania


Leave a Reply