I dashur Bregas! Kjo festa e ardhjes tuaj në jetë nuk është vetëm e juaja, se është edhe e jona, bile e gjithë kombit tonë. Për Universalitetin e mendimit tuaj të ndritur në të gjitha fushat e jetës. Si personalitet shkencor. Si Filozof, Artist, Ekonomist, Kulturolog, Antropolog, Sociolog…Kudo e kurdoherë. Për dritën e fjalës dhe FJALËN E DRITËS. Për kopetencën apsolute në “Galaktitën e Universit”…
Po edhe për thjeshtësinë tuaj, sqimën, elegancën, maturinë, oratorinë, si të ishit një “Orakull” për të gjithë ne. Veçanërisht edhe për mua, fqinjin tënd nga Piqerasi, që “një vrap pele” e ndajnë nga fshati yt i Borshe. Se të kërkova dy faqe parathënie për “10 portretet e ish studentëve të mi”, (personalitet të Artit edhe ata!) e ju shkruat 20, si “Një testament me shumë personazhe”, me rrënjë e me degë.
Se kushdo mëson prej teje, duke”hapur dritare ne nivelin e së panjohurës”. Prandaj erdha “atëças”,-sikundër themi ne nga Bregu,- në atë promovimin tual në Pogradec, të isha para jush edhe unë, si një nxënës i juaj e të thoshja dy fjalë për veprën tuaj voluminoze. Edhe me këmbë do kisha ardhur, më beso! Sa t’u dgjoja zërin gjithaq të qetë…që nga Athina e Homerit (ku jam “ngujuar” trupërisht në këto 35 vitet e fundit, për të qenë pranë jush e t’u dëgjoja tek flisnit nëpër libra me personalitetet “e vdekuara e të pavdekëshme!”, për të ringritur pyetjen (pa përgjigje): “Përse Prometheu nuk është ende i lirë?!”
E ndjej veten të nderuar që erdhët edhe në promovimin e monografive të mia në Akademinë e Arteve të vendit tim (të pa ndarë nga shpirti!), në vitin 2016, për ata që nuk janë më, po që vunë “gurët e themelit” në Kulturën e Artin e Kombit…Ashtu sikundër krenohen edhe të huajt kur ju dëgjojnë e ju lexojnë në Gjermani, Francë, Spanjë, Çeki, Hungari, Itali e gjetkë nëpër BOTË!…Se edhe Shqipëria ka SHENJTORËT E SAJ!
Se keni krijuar admiruesit tuaj të shumtë që ju duan e ju respektojnë. Përndryshe nuk do t’a mbushnin e do të rinin edhe në këmbë në sallën kryesore të “Hotel Internacional Tirana” e të dëgjonin oratorinë tuaj në promovimin e veprës madhore “Ilirët”…Si themeltarë të Europës…
Të PAÇIM PËRPARIM KABO!
Piqeras, më 23 gusht 2026
Burimi/Facebook


Leave a Reply