Vazhdim i kronologjisë së hidrocentraleve madhore në Shqipërinë e 50- të viteve të ndërtimit edhe pse ndoshta nuk na “ vjen mirë “ por faktin nuk mund ta mohosh sepse është histori e një populli të vuajtur i të gjitha “ epokave “!
Mbase bota e civilizuar veprat e mëdha dhe mrekullitë i ka ndërtuar nëpër mes “ skllevërve “ të huaj , ndërsa në Shqipëri në kohën e monizmit kur u ndërtuan veprat madhështore të asaj kohe dhe të kësaj kohe sepse aty ngeli edhe pse “ Shqipëria e përparuar dhe e politizuar”, këto vepra u ndërtuan nga vetë klasa punëtore e kohës ose me aksione me goditje të përqëndruar.
Kujtimet e atyre viteve të ndërtimeve madhore të këtyre hidrocentaraleve Fierzë ( Drita e partisë) , Hidrocentrali i Komanit dhe Hidrocentrali i Vaut të Dejës të tre të ndërtuar mbi kaskadën e Lumit Drin , më rikthyen pas në vite gati në gjysë shekulli pas.
Tropoja totalisht e lidhur nëpërmes uji me Shkodrën dhe disa rrethe të tjera veriore ku pastaj të jepet mundësia të shkosh kudo pastaj , por kjo më shumë ndodh në kohën e verës për efekte infrastrukture të munguar.

Njëkohësisht edhe Kosova sipas kërkesës dhe dëshirës ka urë lidhëse dy liqenet e mëdha të Fierzës dhe Komanit për të kaluar më tej Shqipërisë.
Unë me pak kujtime apo disa gjëra që i kemi mësuar mbi ndërtimin e këtyre veprave , por edhe me një rishikim përsëri të dhënave kryesore dola në përfundimin se historia e vendit tënd edhe nëse harrohet për efekt moshe , vitesh , tranzicioni apo ndonjë efekt tjetër anësor i jetës , asnjëherë nuk gabojmë që të rishikojmë përsëri gjërat madhore të vendit , të kombit tënd përpost çdo politike që ka kaluar nëpër mes saj.
Përsëritja është kriteri i ngushtë i dijes ( nana e dijes) që të sjell ndërmend gjëra të cilat ndoshta edhe për pak kohë mund ti harrosh ose abadenosh dhe nuk i pranon as që kanë ekzistuar ndonjëherë.
Unë për fatin që martesa ime ka qenë e largët dhe përveçse duhej kaluar disa qytete , lumenj , male duhej të kaloja edhe nëpër këto vepra të mëdha me të cilat përballesha drejt për së drejti qoftë në vështirësi , por edhe në krenari që diçka e madhe po lindte në Shqipërinë tonë të asaj kohe.
Pjesa e dytë e këtyre kronologjive të shkurtëra që me plot dëshirë i mora përsipër ti shkruaj aq sa unë mund të bëj dhe të sjell ndërmend , për mua është një krenari që marr përsipër gjëra të tilla sepse janë vepra shumë të veçanta , jo të shumta dhe duhet të dish të lidhësh gjërat mes tyre që të japësh lexuesit ato pak gjëra , por të sakta sepse flitet për madhështinë e një populli që ka punuar me gjithë shpirtin e tij , në një displinë shumë të hekurt të kohës për të arritur qëllimin dhe projektin e tyre.
Pra kjo pjesë kronologjie flet për :
HIDROCENTRALIN MË TË FUQISHËM TË GJITHA KOHRAVE NË SHQIPËRI , HEC –
KOMAN !
HEC-i Koman nisi të ndërtohej në vitin 1979 pas përfundimit të HEC- Fierzë , i cili në vitin 1985 hapi dy turbinat e para që filluan me energjinë e tyre dhe në vitin 1986 përfundoj me vënjen në punë dhe në prodhim të lartë energjie dy turbinat e fundit , pra gjithsej 4 turbina një më tepër se HEC-i i Fierzës dhe ky HEC i KOMANIT ishte dhe HEC- i më i fuqishëm i gjithë hidrocentraleve të vendit i ndërtuar me 600 megavat.
Diga e këtij gjigandi i ndërtuar nga duart e arta të kllasës punëtore të asaj kohe e “ stolisur” vetëm me gurë dhe ekran tërësisht betoni të armuar me lartësi 115,5 metra duke krijuar një rezervuar , liqen artificial rreth 12 km katror dhe vëllimin ujor 450 milionë metër kub ujë.
Fillimet e këtij HEC- i në Koman flitet sipas të dhënave të historisë së ndërtimit të tij që një studiues duke kaluar rreth Lumit Drin i cili u bë “ djepi i lindjes dhe i rritjes “ së këtyre madhështive habitet me pamjen e këtij lumi të çuditshëm dhe shprehet : “ KUSH E DIN SA DRITË E FORCË “ fshihet brenda këtij lumi , pa ditur që puna dhe projektimi i këtyre veprave ishte shqyrtuar më së miri nga vetë inxhinierët e zotë të Shqipërisë të cilët janë të paraqitur së bashku një pjesë e tyre e shoqëruar dhe në një foto të shkëputur nga arkiva e ndërtimit të këtij HECI-i gjigant që vonoj disa vite për të përfunduar duke hasur në shumë vështirësi të pa parashikuara ndër kohë e vite.
Brigadat e shumta të forta dhe legjendare ashtu siç i quante koha e atëhershëme dhe vërtet ashtu ishin për punën heroike që bënë për disa vite , duke mos harruar që edhe shumë prej tyre kanë humbur jetën në ato tunele mjaft të vështira të kohës . Pavarësisht se këto gjëra ishin të ndaluara të bëhen publike ( ku sot është krejt ndryshe situata mediatike që të nxjerr në ekran televiziv edhe kufomën e ditës përpara fëmisë dhe familjarëve ) , puna e tyre kishte influencë të madhe në ndërtimin e veprave dhe të socializmit.
Inxhinierët dhe kllasa punëtore e kohës ishin plotësisht të inkuadruara në ndërtimin e HEC-it në bashkëpunim me një kompani franceze me një shumë marramendëse shpenzimesh , por ata që punonin me gjakun dhe djersën e tyre a paguheshin aq sa ata meritonin ?
Jo , asnjëherë dhe për këtë kam dëshmi të sakta nga babai im që punonte herë në një kantier e hërë në tjetrin ( ku i thoshte partia) edhe pse nuk ishte i testuari i saj asnjëherë , përkundrazi ishte i ( persekutuari i kohës ) por i pa mposhtur kurrë.
Më kujtohet shumë mirë ( meqë jemi tek inxhinierët), ndoshta mbrapa e kaloj pa e shkruar sepse edhe ne që shkruajmë , ndonjëherë e bëjmë tollovi përpara porte dhe kjo ka shumë rëndësi , këtë e shkrova që ta bëj sa më popullor shkrimin dhe rrëfimin tim.
Pra , më kujtohet një herë , në fakt kjo hera ka qenë kur babai punonte në HEC-in e Fierzës që kishte afërsi “ miqësi “ edhe me inxhinierët ku njëri prej tyre një rast erdhi në shtëpinë tonë bashkë me dy miq shumë të ngushtë të babait , unë isha në shkollën e mesme në atë kohë por rastësisht ndodhesha në shtëpi ardh me leje diçka e tillë , por më ka mbet në kujtesë dhe tani me që mu dha rasti po e them se tani nuk kam frikë.
Inxhinieri ishte nga Vlora , emrin nuk ja mësuam kurrë sepse babai nuk donte ti evidentonte me emër për shumë arësye për të mbrojtur familjen dhe thoshte i zgjidh vetë , nuk dua të lë asnjë “ hasmëri mbrapa” dhe kështu vepronte , ndërkohë dy miqtë e tjerë ishin nga Shkodra njëri shofer autobuzi quhej I. Caka dhe tjetri brigadier i ndërtimit Gj. Ibrahimi.
Këta të dy ishin shumë miq me babain tonë por edhe me ne të gjithë , vinin shumë shpesh edhe për të pushuar e ndrruar një natë ndryshe sepse jetonin nëpër kapanonet e kohës.
Ndërsa inxhinieri me sa dukej vinte më tepër për misione “ hetimi” meqë babai kishte ndërtuar shtëpinë si rrallë kushi në atë kohë dhe neve sikur e kuptonim disi por qëndrimi i babait ishte shumë i qetë dhe i prerë.
I shërbente si një personi të lartë e rrespektonim të gjithë , ky erdhi 2-3 herë dhe nuk erdhi më , ndërsa dy miqtë e tjerë vinin vazhdimisht dhe merrte me vete babai edhe njerëz të tjerë që punonin bashkë sepse ishin jabanxhij të largët nga rrethe të tjera.
Nuk kaluan 3-4 muaj mbrapa dhe babai u arrestua në mënyrë të bujshme të asaj kohe . Ai person ( inxhinier) kurrë më nuk erdhi as nuk u takuam , nuk kërkuam hakmarrje ndaj tij , ishte koha e tillë dhe ndoshta ishte i infiltruari i dikujt , ndoshta jo , këtë nuk e mësuam kurrë , por për vetë dyshimet që përcillte dhe asnjëherë nuk mori mundimin të vinte , përfundimi drejt asaj shkonte. Nejse si ishte si nuk ishte babai e mori me vete dhe kurrë nuk e përmendi më ( thoshte është koha ).
Miqtë e tjerë të babait të paktën disa që vinin në familjen tonë ata nuk ndaluan edhe pas arrestimit të tij , jo aq shpesh por vinin na takonin , na afronin edhe ndoshta na ndihmonin sepse ishim familje e madhe dhe për ne ishte goditje e madhe mbas dënimit të vëllait politik.
Pas gjykimit të babait për 6 muaj babai pothuajse mori pafajsinë pavarësisht 6 muaj shumë të rënda në hetuesi ai rikthehet përsëri në punnë , por jo aty ku ishte më parë magazinier i disa kantjereve kryesore , tashmë punonte në kantiere tjera ndërtimi , por kjo nuk e dobësoj , për kundrazi u bë më i fortë dhe më krenar për veten e tij duke e transferuar drejt HEC-it të Komanit për disa vite të tjera.
Këtë inxhinier që ne dyshonim për hije të rënda nuk e takoj më kurrë.
Këto vepra madhështore jo vetëm që ishin kantjere të mëdha ndërtimi , ato ishin dhe ura lidhëse me njerëz të mirë apo jo , çdo gjë në këtë botë ka opozitën e vet , por sa e sa persona mund të kenë ra pre e këtyre provokimeve të kohës dhe persekutim i tillë ?
Në të gjitha kohrat dhe epokat e ndryshme njeriu është një qënie në “ luftë “ me tjetrin brenda llojit të tij por atëherë ka qenë më e fshehtë dhe nuk dilje dot me sintezë të hapur.
Populli ndërtoj me duart e veta të arta gjithë e gjithë ato vepra të mëdha , i ndërtoj më shumë vetëm me forcën e krahut dhe me kushte tepër të vështira jetese , por a ishe në gjendje të kundërshtoje për kushtet e jetesës ?
Asnjëherë jo sepse të priste burgu dhe dënimi politik jo vetëm ty apo mua si person , por persekutohej gjithë familja , të afërmit dhe fisi.
Ndërtimi i HEC-it Komanit , ku u formua Liqeni i Komanit , më krijoj mundësinë e njohjes së jetës akoma më tepër me anë të lëvizjeve të mia nëpërmes tragetit për në Shkodër ashtu siç më krijoj mundësinë Liqeni i Fierzës më parë lëvizjet e udhëtimeve me Lebeat , një mini traget drejt Kukësit dhe anasjelltas.
Këto mbishkrime të vërteta më dhanë dhe një herë forcë për të ecur dhe shprehur akoma më tepër jo vetëm mbi pasqyrimin e shkurtër të veprave dhe atyre çfarë unë kam jetuar dhe kontaktuar gjatë jetës time , por edhe kujtimet e kohës të cilat ndoshta nuk i kujtoj shpesh sepse kanë zënë njëri – tjetrin dhe sa më shumë kohë të jetojmë aq më tepër shtohen kujtimet ,por falë zotit dhe intuitës time , kam një bashkëjetesë të vyer dhe të pëlqyer nga vetja ime që ruaj kujtesën edhe pse në jetën dhe trupin tim kanë rënë shumë rrebeshe të forta.
Ruaj disa kujtime të rastësishme takimesh me babain tim në Koman afër Digës ku punonte , atëherë nuk kishte telefona por meqë kaloja andej që vija nga Peshkopia për Shkodër pastaj për Tropojë nuk rrija dot pa u ndalu te Diga dhe me pyet është apo jo dhe disa herë kam rastisur të takohemi dhe bante ç’bante vinte me ne për Tropojë !
Pra këto janë veprat e dritës dhe të lidhjes të cilat edhe sot e kësaj dite vëllezërit e mi ruajnë miqësinë me shumë familje të ndryshme që më herët kanë qenë dhe kemi qenë pjesë e pa ndarë , ku gjej rastin ti përshëndes fëmijët e tyre me familje sepse ata nuk jetojnë më !
Miqësia e mirë është e shejtë në ç’farë do kohe dhe rrethane !
Uroj që Shqipëria të bëhet e mos të mbytet vetëm në korrupsione , por ti ngjasojë pak edhe asaj kohe veprash që sot i përmendim dhe shkruajmë me nostalgji përpost gabimeve dhe kohës së vështirë që kemi kaluar.
E sot ku jemi me “ modernizimin e kohës “ ?
Askund , askund nuk mun e gjejmë veten por më vjen shumë keq që po humbim çdo ditë nga pak ato që na mbeten si testament i të mallkuarve , por si për ironi të fatit me ato dhe në ato po jetojmë edhe sot pas 36 vite prurale !
Me shumë nostalgji dhe dëshirë për të sjell në kujtesë të kaluarën dhe ardhjen tonë deri këtu dhe me shumë respekt nga unë Bujana Malaj ! Londër !
23 gusht 2026
Përsëri në vazhdim me kronologji të tjera……..
B@M& B@M




Burimi/Facebook


Leave a Reply