Të dashur besimtarë, miq të artit e kulturës, vëllezër e motra.
Jemi në prag të fillimit të Ditëve që i kushtohen figures së madhe të popullit tonë, Shën Nënë Terezës.
Këto Ditë tashmë tradicionale shoqërohen me aktivitete shpirtërore e kulturore.
Kështu, me 26 gusht 2026, në ditëlindjen e Shën Nënë Terezës, kur e kujtojmë me nderim edhe 10-vjetorin e Shenjtërimit të saj, ju ftojmë të merrni pjesë në HAPJEN SOLEMNE të këtyre Ditëve nga Shkelqësia e Tij, Ipeshkvi ynë, Imzot Dodë Gjergji.
Vendi: Katedralja në Prishtinë
Mesha e shenjtë në orën 18:00.
Hapja solemne e Ditëve të Shën Nënë Terezës në orën 20:00.
Me këtë rast, nën kujdesin e ipeshkvit të Kosovës, Imzot Dodë Gjergji-t, shfaqet Melodrama: AND’RRA E NAN’ TEREZËS
NJERËZORJA HYJNORE, interpretuar nga Justina Aliaj.
Ju mirëpresim!
Burimi/Facebook/Katedralja Nënë Tereza – Mother Teresa Cathedral – Prishtinë


Leave a Reply