Çdo rrugëtim e ka fillimin dhe përfundimin e vet, por jo çdo betejë përfundon me fitore. Ti, shoku ynë luftëtar, edhe kësaj here dole fitues, sepse e drejta, sado që të vonojë, në fund e gjen rrugën e saj.
Ti e dëshmove veten në Luftën Çlirimtare të Kosovës, duke luftuar për lirinë e vendit. Por beteja jote nuk përfundoi me mbarimin e luftës. Edhe në kohën e lirisë dhe të paqes, u desh të luftoje për një tjetër të drejtë: të drejtën tënde.
⚖️ Gjykata rrëzoi vendimin e “Ibër-Lepencit” ndaj veteranit Agim Pllashniku, duke urdhëruar kthimin e tij në punë dhe pagesën e mbi 8,600 eurove.
Kjo nuk është vetëm një fitore personale, Agim; është dëshmi se këmbëngulja, durimi dhe besimi në drejtësi nuk shkojnë kurrë kot.
Sot të urojmë që shumë shpejt të rikthehesh aty ku e ke lënë punën, me kokën lart, me dinjitet dhe me zemrën e pastër.
Suksese, shëndet dhe mbarësi, shoku ynë luftëtar!
Kjo është fitorja jote – fitorja e së drejtës!
Burimi/Facebook


Leave a Reply