Një njeri shpirtëror, duke folur në një platformë mediatike, me shumë të drejtë thoshte:
“Njeriu më i poshtër dhe më i keq është ai të cilit i ke hapur derën dhe zemrën, i ke dhënë besimin tënd dhe gjithçka që ke mundur, ndërsa në një moment ai të kthen shpinën.
Por jo vetëm kaq. Për t’i justifikuar veprimet e veta të pamoralshme, ai fillon të krijojë në mendjen e tij arsye, akuza dhe bindje negative ndaj teje. Përmes një lloj autosugjestioni, e bind veten se ti je i keqi, vetëm që të “qetësojë”ndërgjegjen e vet dhe të gjejë një justifikim për atë që po të bën.
Dhe paradoksi më i dhimbshëm është se pikërisht ai që e ka ndihmuar, ai që i ka besuar dhe ia ka hapur zemrën, bëhet më pas shënjestra më e lehtë për t’a mashtruar, përfolur e poshtëruar.
Sepse për disa njerëz është më e lehtë të njollosin atë që u ka bërë mirë, sesa të përballen me ndërgjegjen e tyre dhe të pranojnë të keqen që kanë bërë.”
Burimi/Facebook


Leave a Reply