Të dashur vëllezër e motra, të dashur miq të Partisë Demokratike Shqiptare,
Sot, kam vendosur të jap dorëheqjen zyrtarisht nga të gjitha postet që kam mbajtur brenda Partisë Demokratike Shqiptare.
E bëj këtë me qetësi, me ndërgjegje të pastër dhe me vetëdijen se gjithmonë e kam vënë mirëqenien e popullit shqiptar, të diasporës sonë dhe të atdheut tonë mbi çdo gjë tjetër.
Po tërhiqem nga të gjitha pozicionet e mia për një arsye të vetme: aty ku nuk ka meritokraci, nuk mund të ketë demokraci.
Nuk kam kërkuar kurrë poste; (edhe ata që partia mi ka dhënë nuk i kam kerkuar kurrë)roli im i vetëm është të qëndroj krah njerëzve të lirë!
Po e shkruaj këtë të vërtetë me sinqeritet dhe respekt, për të thënë vetëm realitetin reth rugëtimit tim dhe
kontributit që kam dhënë në Itali, Shqipëri, Strasburg dhe Bruksel – gjithmonë me një gëllim të vetëm: tē
mbështes partinë Demokratike dhe atë që e kemi me të shtrenjtë – flamurin shqiptar dhe vetë Shqipërinë.
Që të jeni plotësisht në dijeni te angazhimit tim. Kam punuar periudhave më
të vështira, kur partia nuk kishte as simbol, as seli dhe as mjete për të ecur përpara. Nuk kam hezituar të vë dispozicion cdo njohje timen duke filluar nga Deputet, Eurodeputet, senator dhe dipllomat (miq të vërtetë që unë i njifja i njof dhe i falenderoj perzemersisht) U kam kerkuar vetem ndihmen e tyre per Partinë Demokratike.
Nuk kam kërkuar kurrë asgjë për veten time; kam punuar me bindje, sakrificë dhe besnikëri
Dëshiroj t’u shpreh mirënjohjen time të thellë të gjithë atyre që besuan tek unë, punuan krah meje, më mbështetën dhe e ndanë këtë rrugëtim me mua.
Falënderime të veçanta shkojnë për të gjithë miqtë e kolegët që kanë kontribuar ndër vite.
Falënderoj gjithashtu ata që nuk ishin dakord me mua, ata që kishin mendime të ndryshme dhe ata që zgjodhën rrugë të tjera. Debati dhe mendimi ndryshe janë pjesë e politikës dhe meritojnë respekt.
Falënderoj madje edhe ata që më kundërshtuan dhe u përpoqën, në mënyra të ndryshme, të më krijonin pengesa në rrugën tonë. Kam mësuar shumë edhe nga ato përvoja.
Për mua, postet dhe detyrat nuk kanë qenë kurrë gjëja më e rëndësishme.
Përgjegjësia ime e vërtetë ka qenë gjithmonë ndaj njerëzve: puna për popullin shqiptar, forcimi i diasporës, bashkimi i komuniteteve tona dhe kontributi për zhvillimin e Shqipërisë sonë.
Dëshiroj gjithashtu të falënderoj Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Profesor Doktor Sali Berishën, për besimin që më dha dhe për bashkëpunimin gjatë gjithë këtij rrugëtimi.
Sot po mbyll një kapitull, por nuk po i jap fund angazhimit tim ndaj popullit shqiptar, diasporës dhe atdheut tonë.
Së fundmi, dua të jem shumë i qartë për një pikë: kjo është dorëheqja ime – ajo që kam dorëzuar zyrtarisht Kryetarit të Partisë Demokratike Zotit Sali Berisha. Nuk është ajo që të tjerët pretenduan se dorëzuan apo publikuan në rrjetet sociale, dhe as nuk shoqërohet me dokumente apo nënshkrime që nuk i njoh si të miat.
E vërteta nuk ka nevojë për falsifikim.
Faleminderit të gjithëve që më kanë shoqëruar në këtë rrugëtim.
Dinjiteti im mbetet i paprekur. Angazhimi im vazhdon.
Për popullin shqiptar. Për diasporën. Për Shqipërinë. Për Kombin
Burimi/Facebook


Leave a Reply