Paulin Maçaj – Shkodër
Krah për krah në nji rrugë – aty ku ndalet ndarja e flet besimi.
Kjo foto flet ma shumë se nji mijë fjalë. Katër besime, katër veshje, por nji shtrëngim krahësh që tregon se para Zotit jemi nji.
Besimi nuk asht shfaqje, as dekor, as zhurmë fjalësh për t’u dukë para botës. Besimi asht peshë e zemrës dhe ndërgjegje që zgjohet për tjetrin. Kur klerikët tanë ecin krah për krah, ata na kujtojnë se e keqja, urrejtja dhe hipokrizia thyhen vetëm aty ku ka paqe, falje dhe bashkim të sinqertë.
Zoti i pranoftë lutjet tona, na pastroftë zemrat dhe na udhëzoftë gjithmonë në të mbarë!
Gëzuar Kurban Bajramin!
Në këtë ditë të shenjtë nuk ka vend për urrejtje, por vetëm për paqe, falje dhe bashkim.
Vetëm lutja e sinqertë e kapërcen çdo vështirësi dhe vetëm e vërteta në Zot e ndryshon njeriun dhe shoqërinë për mirë.
Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për lutje të pastër, sepse kemi humbur shpesh besimin, e kemi larguar Zotin nga zemra dhe nuk e kuptojmë pse po përballemi me kaq shumë dhimbje, humbje jete, vrasje, aksidente dhe armiqësi mes njerëzve.
Duhet ta kemi të qartë: lutja nuk është për sy e faqe, as për fotografi apo numra. Lutja është vetjake dhe e sinqertë, mes njeriut dhe Zotit. Dhe askush nuk dëmtohet kur lutet për mirësi.
Prandaj le të kthehemi te Zoti me zemër të pastër dhe të themi: “Na fal o Zot, se kemi gabuar. Na fal o Zot, se kemi mëkatuar.”
Zoti e ktheftë dorën e mëshirës mbi këtë popull, që shpesh është i lodhur, i sakatuar dhe i larguar nga rruga e besimit dhe e së mirës.
Në këtë ditë të shenjtë le të mos ketë vend për urrejtje, por vetëm për paqe, falje dhe bashkim.
Besimi nuk është shfaqje, as dekor, as zë i lartë për t’u dëgjuar nga njerëzit. Besimi është peshë e zemrës, ndërgjegje që zgjohet kur dikush vuan pranë teje dhe përgjegjësi që nuk mund ta shmangësh.
Në lutjen e secilit duhet të jetë gjithmonë fjala e madhe e Zotit: “Fali, o Zot, sepse nuk dinë çfarë bëjnë.”
Nuk ka kuptim të flasësh për Zot, nëse nuk sheh njeriun pranë vetes. Nuk ka kuptim të flasësh për besim, nëse nuk e ndjen dhimbjen e të varfrit, jetimit dhe të sëmurit.
E keqja nuk zhduket me simbole apo rituale të jashtme. Ajo thyhet vetëm kur njeriu e mposht veten: urrejtjen, egoizmin, hipokrizinë dhe krenarinë e verbër.
Zoti nuk kërkon spektakël. Ai kërkon zemër të pastër, drejtësi në vepra dhe mëshirë në sjellje.
Lutja nuk është zhurmë fjalësh — është qetësi e shpirtit që flet me Zotin. Është sinqeritet i pastër, jo shfaqje. Është dritë e brendshme, jo dukje e jashtme.
Unë nuk jam për ndarje apo përçarje në emër të fesë. Një Zot kemi dhe lum për ata që e kuptojnë dhe e jetojnë me zemër të pastër. Le ta shohim ndryshimin te vetja, në familje dhe në shoqëri.
Zoti i pranoftë lutjet tona, na pastroftë zemrat, na bashkoftë në mirësi dhe na udhëzoftë në rrugën e drejtë.
Paulin Maçaj
SHkoder
Burimi/Facebook


Leave a Reply