NOSTRALGJI
Nga brigadjeri tek kryetari
Nga i fundit tek i pari
Nëpër misra shtypej bari
Shtypeshin vashëzat përsmbari
Magazina tek ishte hangari
Atije do të bëhej pazari
Kush nga bukuroshet do të dali
Tek duhani, gjethe madhi
Kështu valonte puna çdo ditë
Brigadjeri mbushte energjit
I vinte çdo ditë një zog i pjekur
I gjori bëhej si hekur
Po kështu çdo kryetar
Zyra nuk rrinte pa barr
Normistja, llogaritar
Njëra i heq pallton tjetra ja var
Natën, në lëm, kur shihej gruri
Ishte qejf se ngrihej kuri
Rrugulliseshin nëpër kasht
Bënin shaka pesë a gjashtë
Makina shirëse ulurinte
Flladi i territ të freskon
Në lëm, brigata gumzhinte
Hijet lëvrijnë, por si shohën
Kur moti natën gjëmonte
Tek hangari, çanga binte
E gjithë brigata do shkonte
Duhanin në skela shiu mos e zinte
Dhe orgjia aty smungonte
Errësira ti nxirrte syt
Vetëtima me drit kalonte
Ndukeshin mishrat fyt më fyt
Kush ishte më bukuroshja
Ditën e punën donte pa djers
Dhe në pemë i gjendej qoshja
Të mos mjomej as me vesë
Kush i pyeste burrat qyqar
Do marsh lej tek brigadjeri
Të shkonte gruaja në tëpar
Kështu kish dhën urdhër enveri
Gra e vajza bukuroshe
Shihnin ëndrra me brigadjer
Ku do gjendej cep a qoshe
Të nesërmen ku do ti shpjer
Fëmijt delnin, sozi, sozi
Askush se hapte gojën fare
Ta priste gjuhën, nëna parti
Kush guxonte, ikte në hale
AUTORI RIZA MUÇAJ ATHINË
më datë 7/5/ 2026
Shënim: E hodha këtë Poezi statues për treguar kohën e shkuar.Jo të gjithë Kryetarët dhe brigadjerët ishin të till.. Por sot kan kaluar çdo gur e kufi të këtij limiti nga zyrtar të çdo lloj tipi. Apo pronar privat.
Burimi/Facebook


Leave a Reply