Ka vite që përpiqem të kuptoj anti-berishistët PËRFITUES të pushtetit dhe privilegjeve politike që iu ka dhënë Sali Berisha!
Përpiqem ta kuptoj mllefin dhe urrejtjen e tyre ndaj tij, mekanizmin e saj por nuk e gjej dot!
Një ish-President i cili u bë i tillë vetëm falë vullnetit të Berishës duke shkuar deri në pazare politike me kundërshtarin e urren atë sot më shumë se kundërshtarët e tij më të ashpër politikë! Ky është për rekord “Guinness” sepse e konsideron veten të persekutuar prej tij!
Po ashtu ish ministra, zv ministra, ish-deputetë njëri më qesharak se tjetri që pa vullnetin dhe përkrahjen e Sali Berishës nuk do kishin shanse t’i afroheshin as kafenesë së PD-se pa le më pushtetit politik të saj, sot vjellin ndaj tij vrerin më të zi!
Jam mjek prej 33 vitesh e besoj se përtej modestisë e kam një njohje të politikës dhe marrëdhënieve njerëzore por këtë nuk arrij ta dëshifroj dot!
Personalisht e duke e parë ftohtë e nga jashtë (kësaj strukture politike) nuk më shqetësojnë këta por disa që çirren pro tij e i palosen deri në tokë Doktorit e bëjnë sikur janë me të por largoje Zot ta shohin atë në pozitë vulnerabēl apo të kishin pushtet ekzekutiv çfarë do ti punonin!?
Mua më dhemb që shoh pak ose aspak idealizëm e pastërti opozitare që i mungon politikës opozitare të cilën duhet ta kishte si ujin e paktë e nuk e ka!
Shoh me shumicë arrivistë, servilë që ta shpifin, të rinj që mendojnë se deputet është me e pakta që meritojnë por edhe nga ata debilët që i kanë gënjyer ata që përdorin se meritojnë të jenë kryetarë të PD-së!
Kur i shoh këta të fundit sinqerisht qesh me veten e them hesht se nuk ja vlen as të prononcohesh publikisht se është mjerim!
Kjo është edhe një nga arësyet që vendosa të largohem këto dy ditë nga llomi toksik i Tiranës e të shijoj ajrin e pastër të bjeshkëve e luleve të vendlindjes!
Burimi/Facebook


Leave a Reply