Krah shqiptarëve të vërtetë në Maqedoni, deri në frymën e fundit! ❤️
E kam thënë, por jo pa qëllim, po e rithem, sepse disa media nuk i qëndruan korrekt reagimit tim në shkrimet e tyre! Nuk lejoj askënd të luajë me atë që ndjej e shpreh! Gjuha shqipe është e shenjtë dhe beteja për të është detyrim i çdo shqiptari! 🇦🇱 Askush nuk mund ta ndalojë shqipen aty ku shqiptarët janë autoktonë! Shqiptarët në Maqedoni janë AUTOKTONË! Kujt i pëlqen mirë, kujt nuk i pëlqen, duhet ta pranojë! Jo vetëm studentët, por asnjë shqiptar i vërtetë nuk do të tërhiqet nga mbështetja e protestave për gjuhën shqipe! Protestat duhet të vijojnë!
Ngritja e zërit është detyrim i çdo shqiptari! Bashkimi përtej politkës është e vetmja rrugë! 🇦🇱 Ka ardhur koha që djem e vajza të rinj, shqiptarë të vërtetë, që e duan Kombin, me ndershmëri e pasion, të largojnë të gjithë klasën politike në Maqedoni! Kam fajësuar dhe do të fajësoj të gjithë klasën poltike shqiptare, të gjithën ‼️ Kushdo ka mbajtur apo mban qoftë edhe një ditë pushtet, duhet të kishte punuar për realizimin e çdo të drejte të shqiptarëve! E gjithe klasa politike ka përgjegjësi!
Karrigia, nuk është për të fuqizuar veten dhe interesat personale, por për ti shërbyer shqiptarëve! Nëse kjo çështje e shumë e shumë të tjera do ishin zgjdhur në kohën e duhur, nuk do të ishim në këtë situatë ku mijëra studente e shqiptarë po protestojnë me të drejtë të plotë! Këtë kam thënë gjithmonë e do vazhdoj ta them, sepse shqiptarët në Maqedoni janë gjaku ynë! Mos i ndani në shumë ngjyra, sepse Kombi nuk ndahet! Nga Shkupi, Tetova, Gostivari e Kumanova, Dibra e Madhe e Manastiri, Ohri e Struga, Kërçova e Prilepi, Velesi e Prespa… kudo kam qenë e do jem krah shqiptarëve! Nuk më ndali dot Gruevski me njësi “Alfa” dikur, nuk do më ndalë askush as sot! E gjithë politika shqiptare në Maqedoni ka përgjegjësi! Kushdo ka mbajtur e mban pushtet!
Krah shqipeve deri në frymën e fundit! Sot ështe koha për ndryshime të medha, kudo! Adhurim për çdo student e shqiptar që sot po lufton e përpiqet për ndryshime të vërteta! Po e mbyll me ato fjalë që e nisa… sepse thelbi është vetëm 1! Kombi është mbi çdo parti!
(Nuk lejohet kopjimi i shkrimit pa ruajtur titullin origjinal të tij)
Burimi/Facebook


Leave a Reply