Mes padrejtësisë dhe viteve të gjata larg familjes, Jakup Krasniqi ka marrë një lajm që i ka sjellë dritë dhe emocion në qelitë e Hagës.
Çlirimtarja, vajza e vogël e bacës Jakup, është fejuar, ndërsa lajmin për opinionin e ka ndarë i vëllai Altini, duke përcjellë një moment gëzimi që prek zemrën e çdo shqiptari.
Edhe pse prej më shumë se pesë vitesh po mbahet larg familjes së tij, në burgun e Hagës, baca Jakup po përjeton nga larg një nga momentet më të rëndësishme të jetës së vajzës së tij. Një baba që nuk mund ta përqafojë bijën në ditën e lumturisë së saj, por që padyshim krenaria dhe dashuria e tij janë më të forta se muret e burgut.
Ky lajm solli emocione të mëdha tek familjarët, miqtë dhe bashkëluftëtarët, të cilët e panë këtë moment si një dritë shprese dhe gëzimi mes sfidave të rënda që familja Krasniqi po kalon prej vitesh.
Urime Çlirimtares për fejesën, me dëshirën që gëzime të tilla familjare t’i përjetoni sa më shpejt pranë babait, në liri.
postimi i plotë- Altin Krasniqi: Dy muaj më parë, Rroni ishte në vizitë te babi për të kërkuar dorën e Çlirimtares dhe bekimin e tij. Sot, edhe zyrtarisht, Çlirimtarja dhe Rroni janë të fejuar.
I kaluam këto 6 vite mes dhimbjes dhe gëzimit; dhimbje për mungesën e babit, por herë pas here arritëm që t’i dërgonim çaste lumturie me të arriturat tona profesionale dhe familjare.
Duke uruar dhe shpresuar që kjo të jetë hera e fundit që detyrohemi ta ndajmë gëzimin mes dy shteteve, dhe duke uruar për kthimin e babit dhe të shokëve të tij në Kosovë, uroj edhe çiftin e ri që ta gëzojnë jetën së bashku
Burimi/facebook/Radio Kosova e Lire


Leave a Reply