Vokalisti nuk kishte të sharë , por këngën mund ta klasifikoja të padëgjueshme në makinë, të padëgjueshme në palestër, të padëgjueshme në klub, të padëgjueshme në shtëpi kur pi kafen e mëngjesit , apo çajin e mbasdites .Thjesht një këngë që nuk të gëzon, përkundrazi perfekte për vetlëndim . Ndërkohë që një këngë e mirë është ajo që largon nga shpirti pluhurin e jetës së përditshme.
Balada shqiptare filloi si një operetë e Wagnerit . Ishte në shqip por titrat në anglisht më ndihmuan ta kuptoja tekstin . Krahët e mëdhenj krijonin konfuzion, a ishin krahë shqiponje apo krahët të Kryeëngjëllit Gabriel .
Rajmonda Bulku që vinte vërdallë në skenë dukej sikur po shkonte tek fqinja për të kërkuar farë kosi !
Sot në mëngjes megjithëse jam shqiptare , asgjë nuk më shtyhu ta klikoja përformacën e Shqipërisë , ridëgjova Finlandën edhe Maltën …
Burimi/facebook/Infopress Al


Leave a Reply