Një skandal i rëndë po trondit Nartën, ku qindra hektarë tokë janë rrethuar mes dyshimeve për një tjetër aferë të madhe me pronat dhe pasuritë kombëtare. Aktivistë dhe banorë akuzojnë hapur “mafian e lidhur me regjimin Rama” për pushtimin dhe grabitjen sistematike të territoreve publike në favor të oligarkëve dhe interesave të errëta financiare.
Pamjet e publikuara tregojnë zona të tëra të rrethuara me gardhe metalike në mes të natyrës, ndërsa sipas denoncimeve, mbi 600 hektarë tokë në Nartë janë futur nën kontroll pa transparencë dhe pa asnjë reagim nga institucionet shtetërore.
Aktivisti Evin Goci deklaron se po zhvillohet një operacion i organizuar për zhdukjen e pronës publike dhe privatizimin e territorit shqiptar, duke akuzuar se kompanitë që shfaqen në terren mbrohen politikisht dhe veprojnë me bekimin e pushtetit.
“Këtu nuk po grabitet vetëm toka. Po grabitet identiteti, historia dhe e drejta e shqiptarëve për vendin e tyre,” shprehen aktivistët, duke paralajmëruar se heshtja e institucioneve po e kthen Shqipërinë në një territor të kontrolluar nga oligarkët dhe klientët e qeverisë.
Sipas tyre, skema funksionon me faza: fillimisht hyjnë mjetet dhe rrethimet, më pas legalizohen faktet e kryera dhe në fund territori u dorëzohet interesave private, ndërsa qytetarët mbeten jashtë tokave që u përkasin prej brezash.
Reagimet në rrjet janë shpërthyese, me qytetarë që flasin për “kolonizim ekonomik”, “shtet të kapur” dhe “zhdukje të Shqipërisë publike”. Shumë prej tyre kërkojnë hetim ndërkombëtar dhe ndërhyrje urgjente për të ndalur atë që po cilësohet si një nga grabitjet më të mëdha të pronave në vend.
Burimi/Facebook/Gazeta E Albania


Leave a Reply