Nga Skënder Sadri KAPITI
Historiani i mirë, shkrimtari i mirë, gazetari i mirë ,televizioni dhe gazeta e mirë janë ato dhe ata të cilët nuk i shërbejnë pushtetit, oborrit të tij dhe as politikës; janë të mirë kur nuk korruptohen dhe kur nuk shiten te tradhtia e paraja, kur nuk servilosen dhe kur nuk mercenarizohen;janë të mirë atëhere kur ata shkruajnë dhe thonë të vërtetat.Janë të mirë kur kritikojnë e argumentojnë me fakte e argumente; janë të mirë kur ata nuk mbeten fanatik e besnik të pavërtetave, tradhtive, mashtrimeve dhe korrupsionit kur ato i zbulon koha.
Cdo kohë ka historinë e vet, dhe në histori hyjnë ata të cilët lënë gjurmë për të mirë dhe për të keq. Historia shënon vepërmirët, patriotët dhe heronjtë, shtetarët e mirë shërbëtorë të popullit. Por historia dhe në histori shënohen edhte keqbërësit e tradhtarët prej të cilëve kombit i viijnë dëme dhe të këqija.Prandaj është e mirë demokracia dhe liria, që zgjedh dhe ndryshon pushtetin; që shkruan , gjykon e shënon në kohë për të mirët dhe të mirat e tyre ,por edhe të këqinjtë me dëmet e të këqijat e tyre.
Këtë shkrim për t’a shkruar më shtyu fakti se si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri janë berë bashkë politika, opozita në Kosovë, politika e Tiranës në Shqipëri,
mediat dhe intelektualët mercenarë kundër Kurtit, kundër të cilit janë shumë agresivë edhe armiqt e Kosovës, Serbia dhe Rusia.
Unë nuk kam qëllim as t’a bëj hero dhe as t’a mitizoj Kurtin me këtë titull shkrimi, por po t’i shohim, mendojmë e gjykojmë me vertetësi dhe me paanësi realitetet shtetërore, politike dhe demokratike në dy shtetet shqiptare, po ta shohim gjëndjen se si kanë precipituar gjërat si: papërgjegjshëria, korrrupsioni dhe krimi i tij dhe i hajdutërisë; i vjedhjes dhe grabitjeve të pasurive kombëtare; i tradhtisë kombëtare të partive politike, të kësaj elite politike dhe të këtyre keqbërësve e dëmqarëve publik dhe ta krahasosh me Kryeminstrin Kurti, kjo gjë verteton se Kurti po bën ndryshimin ,po bën dhe po shkruan epokë. Këto fakte nuk mund t’i errësojnë e as t’i eklipsojnë egoizmi, inati, xhelozia dhe as shpifjet, akuzat dhe trillimet dashkeqëse e djallëzore kundër Kurtit.Kjo duket dhe është kështu tani për tani.
Politikës shqiptare, as asaj të Tiranës nuk i pëlqen suksesi i Kurtit ,sepse si pozita ashtu edhe opozita në Shqipëri nuk lejojnë ndryshimin , dhe si opozita ashtu dhe sidomos edhe pushteti sot janë të infektuar rëndë nga kapja e politikës, shtetit dhe nga krimi ,hajnija e korrupsioni dhe i trëmben se mos në Shqipëri do lind një alternaivë politike që do t’i dërrmojë politikisht si Partinë Socialiste ashtu edhe Partinë Demokratike.
Durrës, Maj 2026
Burimimi/Derguar nga vete Autori


Leave a Reply