Nga Skënder Sadri KAPITI
Shqiptarë zgjohuni e shkoni
pas kushtrimit të Albinit
të Abdyl Frashërit , Sylejman Vokshit,
Asdrenit e Naimit ,
Ismail Vlorës, Hasan Prishtinës
dhe Isa Boletinit.
Albin, sot me ty janë të gjithë shqiptarët
në dy shtetet , në trojet e tyre dhe mërgimtarët
Mos u shqetëso pse nuk të duan
injorantët, dështakët,
mercenarët e tradhtarët,
të korruptuarit, hajnat e zullumqarët
mashtruesit,shpifësit e gënjeshtarët
Nuk të duan të gjithë këta
sepse ti nuk je si ata
Sot si Shqipëria dhe Kosova ndodhen në udhëkryq prej kapjes së shtetit, pushtetit dhe shoqërisë nga korrupsioni, hajnia dhe pabesia e tradhëtia e politikës dhe pushtetarëve që e mbajnë Shqipërinë e Kosovën në moszhvilllim, mosintegrim dhe në prapambetje në rrugën e emancipimit.Gjëndja sot të kujton,kohët kur rilindasit shqiptarë u bënin thirrje shqiptarëve dhe lëshonin kushtrimin për zgjim kombëtar , për lirinë, pavarësinë, shtetësinë dhe progresin.
Durrës,3 Maj 2026
Burimimi/Derguar nga vete Autori


Leave a Reply