Askush, askund dhe asnjëherë nuk ka zgjedhur “lider të shqiptarëve”!
As në Shqipëri, as në Kosovë, as në Maqedoninë e Veriut!
Kjo është një përrallë e rreme që politikanët e konsumuar e përdorin për të mbajtur pushtetin dhe për të mashtruar popullin.
Nuk ekziston “lider i shqiptarëve” – ekzistojnë vetëm interesa personale të mbështjella me fjalë të mëdha!
Zgjedhjet bëhen për deputetë dhe për institucione, jo për “shefa të kombit”!
Liderët i zgjedhin partitë e tyre, jo populli shqiptar si një i vetëm!
Kush del sot dhe thotë “unë jam lideri i shqiptarëve”
-po gënjen pa turp
-po përçmon qytetarët
– po tenton të uzurpojë zërin e një kombi të tërë
Shqiptarët nuk janë turmë për t’u komanduar!
Janë popull me dinjitet, me votë dhe me mendje!
Mos lejoni askënd të flasë në emrin tuaj!
Mos lejoni askënd t’ju vjedhë zërin!
Koha e rrenave
Burimi/Facebook


Leave a Reply