Një strategji që ka dështuar për më shumë se një dekadë Ajo nuk mund të shitet më si alternativë. Përsëritja e së njëjtës rrugë, Me të njëjtën retorikë dhe të njëjtat mjete, Nuk prodhon rezultat të ri. Nëse qëllimi është ndryshimi i qeverisë, Atëherë kërkohet një qasje e re, E menduar thellë, e strukturuar dhe e guximshme.
Partia Demokratike e ka shpallur qartë objektivin e saj. Largimin e qeverisë Rama. Kushtet politike dhe publike shpesh kanë qenë të favorshme për opozitën. Megjithatë, rezultati mungon. Kjo nuk është më çështje rrethanash, por krizë strategjie.
Akuzat për korrupsion, i Ramës e qeverisjes së tij. Ndërtimi i MAFIA-Shtet Apo hetimet ndaj zyrtarëve të lartë deri tek zy kryeminisrat e tij Dhe pakënaqësia qytetare Janë
elementë Që në çdo sistem funksional politik, Do të prodhonin rotacion. Por kjo nuk ka ndodhur. Arsyeja është e thjeshtë. Opozita nuk ka arritur të ndërtojë një alternativë bindëse. Nuk mjafton të denoncosh; duhet të bindësh. Nuk mjafton të kritikosh; duhet të ofrosh zgjidhje.
Për më tepër, reagimi ndaj kritikës së brendshme ka qenë shpesh përjashtues. Etiketimi i çdo mendimi ndryshe si “opozitë e opozitës” Ka mbyllur hapësirën e debatit Dje ka dobësuar energjinë reformuese. Një forcë politike që nuk dëgjon kritikat e saj, Ajo rrezikon të mbetet peng i gabimeve të veta.
Ndërkohë, deklaratat për “hapje” kanë mbetur në nivel retorike. Nuk ka mekanizma të qartë për përfshirjen e individëve me integritet dhe kapacitete. Nuk ka struktura që të thithin energjitë e reja. Kjo e ka kthyer opozitën në një organizëm që flet për ndryshim, Por nuk ndryshon vetë.
Nëse Partia Demokratike synon realisht të marrë përgjegjësinë e qeverisjes, Ajo duhet të fillojë nga vetja. Duhet të ndërtojë një platformë të qartë politike, Me objektiva konkrete dhe të matshme. Duhet të hapë proceset vendimmarrëse Dhe të krijojë ura me shoqërinë, përtej militantizmit.
Koha për improvizime ka mbaruar. Shqipëria përballet me sfida serioze Pasi rënia e popullsisë, dobësia ekonomike, pasiguria institucionale. Këto nuk zgjidhen me slogane, por me vizion dhe veprim.
Prandaj, nevojitet një akt i fortë politik Një kuvend kombëtar i vërtetë, i hapur dhe gjithëpërfshirës, Ku të përballen idetë dhe të përcaktohet një rrugë e re. Jo një formalitet, por një moment reflektimi dhe riformatimi.
Sepse në fund, çështja nuk është thjesht rrëzimi i një qeverie. Çështja është ndërtimi i një alternative që funksionon. Nëse kjo nuk arrihet,Atëherë dështimi nuk do të jetë vetëm i një partie, Por kosto për të gjithë vendin.
Opozita është përballë provës rreale. Dhe kjo provë nuk fitohet me fjalë, Por me ndryshim të vërtetë.
Kujdes spiunët
Burimi/Facebook


Leave a Reply