Në Kosovë po vazhdon Saga e (mos)zgjedhjes së Presidentit të Republikës!
Të gjitha palët duket se po bëjnë ping pong politik duke fajësuar njëra tjetrën.
Siç e ka sugjeruar para ca ditësh në një koment në faqen time ish Kryetari i Bashkisë Kukës (në kohen e eksodit masiv të shqiptarëve të Kosovës) Z. Safet Sula, rrugëdalja do të ishte si më poshte:
‘VV heq dorë nga kandidatura e saj për President dhe i kërkon opozitës të ofrojë 3 kandidatë (politikë, partiakë ose jashtë partive).
Shumica zgjedh të ofrojë votat për njërin prej tyre. Kjo e shpërndan mjegullën dhe iu jep fund lojerave politike.’
Mendoj që ky propozim është zgjidhja më e mirë.
Por mbi të gjitha me këtë fiton Kosova dhe evitohen zgjedhjet krejt të panevojshme e me kosto financiare për buxhetin e Kosovës!
Mbi të gjitha zgjedhjet e reja nuk do të ofrojnë asnjë zgjidhje e do jemi serish në të njëjtin rreth vicioz!
Burimi/Facebook


Leave a Reply