Nga Gjeneral Sulejman Abazi
Kështu ndodh kur përpiqesh vetë të heqësh majmunin nga kurrizi, kur është shumë më e lehtë të ndihmojnë luanët njeri tjetrin për të liruar shpinën e tyre!
Shtetin shqiptar ne duhet t’a duam më shumë edhe atëherë kur i dridhen gjunjët, sepse ai është shteti ynë, është shteti që do t’i dal për zot kombit të copëtuar e shpërndarë anekënd botës.
Jemi nga të rrallët popuj që sot jemi të armiqësuar me shtetin!
Jemi aq naiv (në fakt bëjmë sikur) në papërgjegjshmëri sa nuk po kuptojmë se çfarë lidhjesh funksionojnë mes shtetit dhe pushtetit politik!
Jemi aq të djallëzuar sa të nesërmen e pas votimit harrojmë ç’kemi katranosur dhe i vërsulemi shtetit, i cili në fakt ka dhe mban fytyrën tonë!!
Si shejtan budallenj i vërsulemi godinave e deri tek kazanët e plehërave, a thua se fajin për situatën ku ndodhemi na e kanë muret me llaç e tulla!!
Një diçka e vockël po të cënojë interesat tona në familje apo dhe në rrugë në konflikt me ligjin, shprehja e parë që na vjen në mend është “s’ka shtet këtu, prandaj ndodh kështu”!!
Shihemi e grindemi me njëri tjetrin për turp për ca lavire/ë të politikës, sikur na i ka bërë baba e nëna dhe harrojmë familjen tonë.
Habia më e madhe, na duket vetja si dobiçër e jetimë, kur jemi me nënë e babë gjallë!
Ore njerëz të mirë, po ne kemi atdheun tonë, kemi Shqipërinë tonë, kemi kombin tonë, (fatkeqësisht në 5 shtete) kemi shtetet tona, kemi familjet dhe të ardhmen e fëmijëve tanë dhe nuk jemi as jetim e as dobiçër në këtë jetë.
Por çuditë tona s’kanë fund.
Mirë këtë mavri shtet këtej Drinit që s’po arrijmë t’a bëjmë siç e dëshirojmë, po me atë shtetin përtej Drinit ç’keni?!
Halli i madh me ne shqiptarët, edhe kur dimë dhe duam të bëjmë shtet, edhe kur qurraviremi pas interesave vetjake dhe shteti na del si gogol në ëndërr!
……………..
Ka shumë për të thënë, por me kaq besoj më keni kuptuar ju politikqenër, ju servilë të pushtetit antishtet, ju patronazhiste të mjerë anonimë, ju të verbër me dy në ballë, ju karrige thyer, ju përfitues nga gjaku dhe djersa e popullit, ju, juuuuuu…….e të tjera e të tjera, ca si rrodhe e ca si ferra, ca si gozhdë e ca si predha…… vazhdoni të urreni dhe ti ktheni shpinën atij shteti pa të cilin jemi asgjë, vazhdoni t’a përdorni shtetin për qëllime të errëta duke shkelur mbi dhimbjen kombëtare.
Për ju shteti nuk ekziston!!
Shkurt muhabeti, ne shqiptarët jemi duke prekur fundin dhe në marrëzinë tonë kolektive s’kemi çfarë t’i bëjmë gomarit dhe i biem samarit!!
Kur do t’i thërresim mendjes, që çdo herë kemi kërkuar rrugën më të lehtë duke i varur shpresat tek të huajt dhe zgjidhjet i duam o nga Zoti, o nga jashtë!!
Konicës duhet t’i kthehen eshtrat përmbys në varr, sepse shumë e shamë, por në fakt ai na e plasi të vërtetën që një shekull më parë në fytyrë!
Kjo historia e pesë luanëve me majmunët në kurriz duhet t’u duket pak interesante, apo jo!!
Atëherë, të mos i biem as samarit e as gomarit, por këtë mavri gomar (shtet) t’a nxjerrim vetë nga balta ku ka ngecur në dekada dhe t’i dalë për zot kombit!
Përndryshe, përndrysheeeee do të ndihemi vërtet dobiçër e jetimë të syrgjynosur anë e kënd botës me nënë e babë gjallë!!
Prill, 2026.
Burimi/Facebook/Beslidhja Shqiptare Ne Botë


Leave a Reply