MOS E NJALLNI AVNI RUSTEMIN: NJI PARALAJMËRIM PËR GRABITËSIT E MALEVE
Sot po i drejtohem atij që rri n’krye të shtetit, i cili me nji dorë firmos “Paketën e Maleve” e me tjetrën fton drogaxhitë, vjedhësit e PPP-ve dhe përfituesit e tenderave me pastru paratë e pista në trojet tona.
Kryeministër, kuroji sytë e pij dozen e reflektimit para se me kenë vonë! Ti po u thonë kriminelëve: “Investoni, mos vetni kujt asht toka, se ju mbrojmë ne!”. Por harron nji gjâ: Toka nuk të lë! Ti nuk po mbjell zhvillim, ti po mbjell vllavrasje. Ti po i detyron qytetarët e ndershëm me u kthye në Avni Rustema e Elvis Shkëmba.
MOS E NXISNI NJË POPULL DERI NË SHPËRTHIM
Ajo që po paraqitet si “Paketa e Maleve” nuk asht zhvillim – asht një rrezik i hapur për grabitjen e pronave dhe nxitjen e konfliktit mes shqiptarëve.
Po legalizohet e paligjshmja.
Po ftohen njerëz me investu pa tituj pronësie.
Po injorohet i zoti i tokës që ka derdhë gjak e djersë ndër breza.
PRONA NUK ASHT MALL PA ZOT
Historia e këtij vendi asht e gjatë. Këtu kanë kalue pushtues e kanë ikë. Ka kenë komunizmi që na mori shpirtin, e prap u thye. Kanë qeverisë shumë e kanë ikë, por askush s’ka mujtë e as s’ka me mujtë me e tjetërsue për jetë të jetëve pronën e malësorit.
Ti po i hap derën mafies me prekë aty ku dhembtë ma fort – te pragu i shpisë. Kur drejtësia hesht dhe pushteti mbron të fortin, qytetari ndjehet i braktisun. Dhe kur malësori ndjehet i braktisun, ai kthehet te kanuni i vjetër i nderit.
KUJDES NGA HISTORIA!
Mos harro se Avni Rustemi e vrau Esat Pashën pikërisht se tradhtoi vendin dhe shiti interesat e popullit. Mos i nxirr njerëzit nga vetja! Ngjarje si ajo në Rrjoll, ku raportohen të shtëna ndaj protestuesve, janë alarm serioz. Në një shtet normal, kjo do sillte reagim të menjëhershëm. Sot sjell heshtje dhe dyshime.
Mesazhi asht i kkjartë:
Ju po pastroni paratë e qelbura të drogës mbi djersën e prindërve tanë.
Ju po i jepni të drejtë të fortit me grabitë të dobëtin.
Ju po e bëni vendin “rrumpallë” për interesat e nji rrethi të ngushtë.
REFLEKTO!
Ndaleni këtë marrëzi! Toka e malit asht e shenjtë dhe ka zot. Nuk ka polici, as fadromë, as ligj të korruptuem që mbron hajdutin kur i zoti i shpisë del në dritare. Malësia nuk asht lodër e as minë me komandim që mundesh me e shkelë pa u hedhë në erë.
Hapi sytë, kryeministër, para se historia me u përsëritë në formën e saj ma të dhimbshme. Shqiptari don paqe, por për nder dhe për pronë – nuk njeh ma as shtet, as ligj të kalbun!
Me revoltë dhe të vërtetën deri në fund,
Paulin Maçaj
Shkodër, Prill 2026
Burimi/Facebook


Leave a Reply