Fola nje dite ne nje televizion te Kosoves per Atdheun.
Isha i kenaqur se diçka i thashe shqiptarve te mi,vellezerve e motrave qe ende jetojne ne vendlindjen e tyre ne Shqiperi,Kosove e gjitheandej ne ARBERI.
I fola per gjendjen ku jemi katandisur,i fola per Kuvendin Kombetar Shqiptar,i thashe me modesti mendimet e mia ne pergjigje te pyetjes qe me shqetson per dite se çfarë duhet të bëjmë.
Shume pak rreaguan e shume pak u moren me intervisten time…!
Nuk kisha menduar kurre se fjala ATDHE ishte harruar dhe ishte kthyer ne nje fjale te huaj,te ngurte e pa jete,nje fjale qe i perkiste nje kohe te larget e cila shqiptarve nuk i u interesonte më.
Dhe ne kete gjendje te rende,politika dhe media zinin vendin e pare.
Politika me politikat e deshtuara,ekonomike i kishte hapur dyert e dritaret emigracionit e media me ndihmen e “botoksit,bigut te bradhersit dhe shaleve te misave” i kishte sherbyer nanuritjes se shqiptarve te cilet sillen si te pirë,nuk levizin dhe presin vdekjen e ngadalte te atdheut.
Me vjen per vjellur kur mendoj se çfare shoh ne emisionet televizive dhe çfarë duhej te shihja ne kete gjendje halli qe na ka zene.
Te njejtat fytyra ne politike,te njejtit njerez qe bejne analistin,te njejtit njerez qe trondisin opinionin me kroniken e zeze e cila zezon ne menyre te perditshme jeten e shqiptarve,u shperlan trurin dhe i kenaq me perfundimin:Sa mirë apo shyqyr zotit qe jemi gjallë…!
Ne Media kam lexuar se nga Shqiperia ikin keto kohet e fundit,130 vete ne dite per te mos u kthyer më.
Eshte e rende ta thuash por tek ne,ikja nuk ka prekur vetem rinine.
Njerezit po ikin “me kuç e me maç”,ikin pa kthyer koken pas,duke lene ne duart e puntoreve qe vine nga larg,per nje krodhe buke,fatin tone dhe zhvillimin e atdheut.
Mareveshja e qeverise tone me qeverine e Bangladeshit i ka brenda te gjitha.
Ka dhimbjen e djemve tane qe po ikin,ka mbushjen e atdheut me ata qe po vine,me shtetas te huaj,me boje kafe kryesisht,qe perhere e me shume po mbushin qytetet tona,ka e cfare nuk ka brenda.
Ka edhe humorin e Shkodres,qe mareveshjen me Bangladeshin e quajti mareveshje me Baglaleshin…!
Dridhem kur mendoj boshatisjen e fshatrave dhe qyteteve tona.Po mbesim pa energjite e rinise e varfërimi intelektual ka prekur shoqerine shqiptare,gjitheandej.
Ne kete gjendje sociale e politike,uleritese ka njerez qe e kane kthyer kryet nga opozita…!
Me nje fjale e kane rikthyer kryet nga ata qe ishin,nga ata qe mbajne shume pergjegjesi per gjendjen ku ndodhet Shqiperia Sot.
Ndonese e kam thene edhe me pare po e perseris se qytetaret shqiptare,disa prej tyre shpresojne se ata qe ishin mund ta ndreqin gjendjen e mund ta çojne Shqipërinë perpara.
Duhet ta themi hapur se te dyja palet e kane sprovuar vehten ne rraport me interesat e atdheut.
Te dyja palet kane gjynahe me shumice ndaj ketij populli hallexhi.
Kontrabanda e karburanteve dhe piramidat e te pareve;Ballkani i hapur dhe emigracioni i te dyteve,shtuar dhe korrupsionin e te dyja paleve mjaftojne per te nxjerre perfundimin se partite ekzistuese duhen hedhur per toke. Eshte koha te vine forca te reja politike qe e duan ATDHEUN,qe punojne me shpirt per popullin e vet.
Nese shteti do te behet nje dite,do te kemi ne dore fakte tronditese.
Do te mesojme se si u vodhen shqiptaret,si u vodh thesari i shtetit,si u vodh ari i tunelit te Krrabes,si u vodh nafta shqiptare,si u vodhen miliona euro te fermereve shqiptar si u vodh Banka e Shtetit Shqiptar,si u vodhen miliarda me tendera te stisur,dhurata gjigande per politikanet dhe bisneset prane partise,si u vodh e cfare nuk u vodh ne kete vend…!
Do te mesojme se si u pasuruan politikanet shqiptare dhe ku i depozituan milionat e eurove te vjedhura ketij populli fukara,do te mesojme se si parate e vjedhura nuk perfunduan ne buxhetin e shtetit shqiptar por ne xhepat e politikaneve te tjere dhe gjyqtarve famekeq te drejtesise shqiptare.
Mbi gjithcka do te mesojme se si jane shitur interesat e stdheut dhe si jane braktisur shqiptaret e Kosoves,Camerise,Maqedonise,Malit te Zi e Diaspores.
Do te mesojme se si deputetet,ministrat e kryeministrat tane bënë miliarda “vetem me rrogat”qe merrnin ne administraten shtetrore.
Do te mesojme se si beme vella Vuciqin dhe i sollem shpinen Kosoves bashke me njemije e nje halle permbi krye.
Do te mesojme se cilat jane arsyet e verteta se pse shqiptarve te shperndare neper bote nuk u jepet pasaporta shqiptare…!
Kurre nuk kam menduar se korrupsioni, vjedhja e pasurive tona kombetare do ti hidhte ne treg,interesat e atdheut.
Jam i ngopur me bëmat e atyre qe ishin dhe te ketyre qe jane sot,ndaj me zemer ne dore i them:
Ikni se edhe pa ikur keni marre permbi supe mallkimet e ketij populli te vrare nga krimet qe i keni bere.
IKNI O HAJDUTE TE PANGOPUR E MOS U KTHENI MË.
Largohuni nga ky vend i bekuar ku populli i shkrete lutet me fjalet e Migjenit:Buken e perditshme falna zot…!
Me dhimbje e them por zgjidhja nuk qendron tek binomi 35 vjecar Pd-Ps,here LENA e here PRENDA.
Duhen rrenuar fajtoret dhe vetëm pas tyre,nje jete e re mund te lulezoje germadhash…!
Dashamir Uruçi,
Tiranë,më 17 prill 2026.
Burimi/Facebook


Leave a Reply