U zhvillua një ngjarje “historike” pothuajse epokale, Që do të mbahet mend për breza: Samiti i Diasporës. Jo, jo i emigrantëve të zakonshëm Atyte që lajnë pjata në Itali apo ndërtojnë mure në Gjermani Por i diasporës “elitare”, Asaj që vjen me kostum, selfie dhe ftesë speciale.
Në hyrje të sallës nuk pyetej “nga ke ardhur?”, Por “nga kush je ftuar?”. Sepse në këtë vend, Edhe malli për atdheun duhet të kalojë nga filtri i protokollit.
Fjala “diasporë” u përdor aq shumë, Sa në fund të takimit disa pjesëmarrës filluan të dyshonin Nëse kishin ardhur nga jashtë Apo thjesht nga lagjja tjetër. Njëri madje pyeti: “Po ne që vijmë çdo verë, Jemi turistë apo diasporë me abonim sezonal?”
Në skenë, fjalimet rridhnin si lumenjtë që nuk i kemi më. U fol për investime madhështore, Për kthim truri (brain gain), Për projekte që do të fillojnë Sapo të përfundojnë premtimet e mëparshme. Një pjesëmarrës u emocionua aq shumë, Sa kërkoi të investojë menjëherë Por fillimisht kërkoi të dijë Ku të gjejë një sportel pa “mik”.
Në sallë kishte entuziazëm, duartrokitje dhe një ndjesi të lehtë Ripërsëritje si një fushatë elektorale Që kishte harruar të priste zgjedhjet.
Ndërkohë, jashtë sallës, Një emigrant i zakonshëm po numëronte eurot për biletën e kthimit. Ai nuk ishte pjesë e diasporës së ftuar. Ai ishte pjesë e realitetit.
Por mos u shqetësoni Edhe ai do të përfshihet, në samitin tjetër. Mjafton të gjejë një ftesë, një kostum Dhe mbi të gjitha, Një arsye për të besuar se këtë herë Fjalët do të kthehen në diçka më shumë se dekor.
Deri atëherë, le të rrojë “diaspora” Fjala që bashkon të gjithë Dhe sidomos në podium.Aty ku Rama i pikas më mirë.
Dhe së fundmi. Një këshillë shqip. Mos e përdorni fjalën diasporë. Pasi kur ta kuptoni në shqip. Do jeni ju që nuk do e pranoni këtë fjalë.
Sikur të vinit për të rrëzuar MAFIA-Shtetin e Tamës Do jua dinte për nder ly vënd
Veç mos u açaroni kur ta lexoni
Kujdes spiunët
Burimi/Facebook


Leave a Reply