Ndërkohë që bota përfshihet nga tensione dhe konflikte – nga Irani te Libani – njerëzimi po arrin kufij që deri dje dukeshin të pamundur. Misioni Artemis II po shkon përtej Hënës dhe astronautët që e shohin Tokën nga ajo largësi flasin me një ndjenjë që i bashkon të gjithë: aty lart nuk ka kufij, nuk ka ndarje, nuk ka propagandë – ka vetëm një planet të bukur, të brishtë, që meriton të mbrohet. Dhe ironia është se sa më larg të shkosh nga Toka, aq më shumë e kupton sa e çmuar është ajo.
Por ne këtu poshtë bëjmë të kundërtën. Ne që kemi në dorë një copëz të asaj bukurie – Shqipërinë – sillemi sikur është pronë për t’u ndarë, për t’u shfrytëzuar, për t’u plaçkitur. Nuk kemi nevojë të shkojmë deri në Hënë për ta dashur këtë vend; mjafton të kemi ndërgjegje. Sepse Shqipëria nuk është një territor për korrupsion, por një amanet që kërkon dinjitet. Dhe nëse nuk dimë ta duam nga afër, atëherë ndoshta duhet ta shohim me sytë e atyre që e shohin nga larg – për të kuptuar sa shumë po humbasim.
Dhe pikërisht për këtë arsye, beteja jonë nuk është për thjeshte per pushtet.
Është për ta kthyer atë pikë të vogël… në një vend ku njeriu jeton me dinjitet, jo me frike
Sot pyetja ime nuk është vetëm politike apo ekonomike.
Ajo është thjeshte humane:
Çfarë shoqërie po bëhemi, kur humbasim dinjitetin dhe heshtim për padrejtësitë që jetohen.
A është normale që një proces gjyqësor të zgjasë 20 vite?
Që drejtësia të vonohet aq shumë sa qytetari të harrojë se e drejta ekziston?
A është kjo drejtësi… apo një mohim i sofistikuar i shpresës?
A është normale që mbi 1 milion shqiptarë të largohen në 10 vite…
dhe vetëm në vitin e fundit 45 mijë të rinj të ikin?
Apo ky është vërtetimi më i trishtë se shpresa nuk paguhet me para, por me veprime?
A është normale që shëndeti, e drejta më elementare e njeriut, të bëhet privilegj?
Që analizat të ofrohen vetëm 20 ditët e para të muajit, ndërsa pjesa tjetër e vitit qytetari paguan për jetën e vet?
Kjo nuk është vetëm një shkelje e ligjit… është cinizëm i institucionalizuar.
A është normale që farsat elektorale të jenë më të sofistikuara se vetë vota?
Që portet, minierat, ishujt, prodhimi i armëve… i qendrave te te dhenave, i smart City etj ,të kalojnë tek të huajt, ndërkohë që qytetari nuk ka asnjë fjalë?
Gjadri tek italiani, minierat tek greku, porti i Durrësit tek arabi, prodhimi i armëve , qendra e te dhenave tek cifutët…e pasuri te tjera tek ologarket…
Dhe qytetari… vetëm shikon dhe hesht.
A është kjo politikë… apo shteti është shndërruar në vegël për të blerë influenca për të qëndruar në pushtet?
A duhet ta besojmë se ka “rritje ekonomike”, kur ajo shihet vetëm në xhepat e pak njerëzve—apo pikërisht kjo është prova më e pastër e korrupsionit galopant?
Çfarë vlere kanë shifrat, kur në tryezën e qytetarëve vaji, mielli, domatet, specat etj janë më të shtrenjta, ndërsa pensionet mbeten ndër më të ulëtat?
A është normale që inceneratorët, rrugët e shtrenjta që shemben, skemat 5D, skandalet e Duranes … Akshi etj të kalojnë pa përgjegjësi?
Që deputetët , te forte te akuzuar per vepra penale, ministrat te jene vetem keta …investitorë strategjike!??
Nëse kjo është politikë, atëherë politika nuk është më art i qeverisjes… por art i maskimit do te thuhej ne menyre eufemike . Por ne fakt eshte shume me e erret.
“Si mund të flitet për drejtësi dhe shtet ligjor, kur vendimet më të rëndësishme nuk merren nga institucionet, por nga mafia dhe të fortët? Kur pushteti i vërtetë nuk është në parlament, por tek ata që blejnë influenca dhe kërcënojnë qytetarët
A është normale që kryetari i opozitës të mbahet në arrest pa asnjë akuzë përpara zgjedhjeve politike?
Që opozita të detyrohet të hyjë në zgjedhje pa emër, pa sigle, pa identitet?
Apo kjo është mënyra më e errët për të çliruar pushtetin nga llogaridhënia?
A wshte normale qe shumica e ligjeve te behen me porosi ?!!!
Ligjet me porosi nuk janë ligje; ato janë maska të pushtetit. Dhe kur parlamenti bëhet vegël e të fortëve, drejtësia zhduket, dhe qytetari humbet çdo mbrojtje.”
A është normale që parlamenti të ketë humbur misionin e vet?
Që ministrat nuk japin informacion për pyetjet e deputetëve, komisionet hetimore nuk lejohen, dhe llogaridhënia nuk ekziston?
Që procesi legjislativ është i komprometuar….
Apo kjo është mënyra më e qartë për të treguar: shteti nuk ekziston për njerëzit, por për pushtetin dhe për përfitimet e tij?
Pas dështimit të “Ballkanit të Hapur”, a është kjo zgjidhja—ta ulësh Shqipërinë në të njëjtin nivel me Serbinë, sikur historia dhe sakrificat tona të mos kenë asnjë peshë?
A është normale që propaganda të thotë çdo ditë: “Gjithçka po shkon mirë”,
kur qytetari ndjehet i braktisur çdo ditë?
Apo jemi mësuar të besojmë se fjalët e forta mund të zëvendësojnë realitetin e dhimbshëm?
Filozofikisht, problemi nuk është vetëm çfarë ndodh.
Problemi më i madh është miratimi i heshtur.
Kur një shoqëri mësohet me anormalen…
ajo nuk proteston më.
Ajo nuk kërkon drejtësi.
Ajo hesht…
dhe me heshtjen e saj një pjesë e shpirtit të saj shuhet çdo ditë.
Por politika, qytetaria dhe humanizmi nuk mund të jenë letra në një draft qeverie.
Ato janë kompromisi i jetës sonë me të ardhmen e fëmijëve tanë.
Kur ato shkelën, humbet gjithçka — shpresa, besimi dhe dinjiteti.
Prandaj nuk jam këtu për të dhënë statistika, apo për t’u zemëruar.
Jam këtu për të pyetur:
• Nëse njerëzit ikin, çfarë mbetet në vend?
• Nëse drejtësia vonon, çfarë mbetet nga besimi në shtet?
• Nëse shëndeti bëhet privilegj, çfarë mbetet nga dinjiteti i jetës?
• Nëse pushteti shitet dhe influencat blihen, çfarë mbetet nga liria jonë?
• Nëse parlamenti humbet misionin, ligjet bëhen me porosi, dhe llogaridhënia nuk ekziston, çfarë mbetet nga shteti?
Dhe pyetja më e madhe, filozofike dhe humane:
Deri kur do ta pranojmë këtë si normale?
Një vend nuk rrëzohet nga krizat që ka.
Rrëzohet kur njerëzit ndalojnë së pyeturi.
Një shoqëri nuk humbet kur varfërohet…
por kur hesht, kur dorëzohet, kur thotë vetes: “Kështu është jeta.”
Mund të mendojnë se shqiptarët janë lodhur. Se janë mësuar me padrejtësinë. Se heshtja është bërë zakon. Por historia jonë tregon të kundërtën: sa më shumë shtypet ky popull, aq më fort ngrihet. Sepse shpirti i shqiptarit nuk blihet, nuk frikësohet dhe nuk dorëzohet. Prandaj sot nuk është koha për heshtje, por për qëndresë. Për protesta të vazhdueshme, të qarta dhe të palëkundura. Sepse vetëm kështu mbaron padrejtësia: kur qytetarët nuk pranojnë më ta tolerojnë.
Për vite me radhë, frika është përdorur si mjet për të mbajtur pushtetin. Sot, ajo po humbet fuqinë e saj.
Liria fillon aty ku mbaron frika.
Burimi/Facebook


Leave a Reply