Deri më sot, Serbia më sheh si armike vetëm pse jam shqiptare dhe punoj për kombin tim. Por, në të njëjtën kohë, edhe unë e kam parë Serbinë si armikun më të madh të kombit tim. Kjo është një pasojë e padrejtësive dhe mungesës së respektit.
Kur Serbia të fillojë të respektojë pakicat kombëtare – shqiptarët, boshnjakët, romët, turqit dhe të gjithë të tjerët – si qytetarë të barabartë të saj, atëherë edhe ne do ta shohim Serbinë si shtetin tonë. Respekti nuk kërkohet me forcë, por fitohet me drejtësi.
Beogradi duhet të ndalojë përhapjen e urrejtjes brenda Sanxhakut. Politikat që synojnë përçarjen mes njerëzve vetëm sa dëmtojnë bashkëjetesën që është ndërtuar me mund ndër vite. Serbët e Sanxhakut kurrë nuk kanë qenë problem për ne – përkundrazi, kemi jetuar në paqe dhe respekt të ndërsjellë. Problemi qëndron tek politikat e ulëta që tentojnë ta prishin këtë qetësi.
E di që për disa është e vështirë ta pranojnë që jam grua dhe qëndroj përballë të gjithëve, por duhet ta dinë se vetëm vdekja mund të më ndalojë nga puna dhe përkushtimi për kombin, flamurin dhe atdheun tim.
Nuk pranoj asnjë ligj që shkel të drejtat e mia njerëzore, kombëtare dhe atdhetare. Dinjiteti nuk negociohet.
Dhe le ta dijë Beogradi: në ditën kur do të filloni të respektoni flamurin tim, kombin tim dhe të jetoni me ne me drejtësi dhe barazi, ndoshta atëherë edhe unë do ta pranoj këtë shtet si timin.
Sepse pa drejtësi nuk ka paqe, dhe pa respekt nuk ka bashkëjetesë.
Dhe ta dini: Amina nuk hesht, Amina nuk është shitur dhe as nuk do të shitet si disa individë. Amina jeton për këtë komb dhe për këtë flamur! Unë këtij flamuri i kam falur fëmijërinë dhe rininë time, gjithë jetën time. Mua nuk mund të më blini, sepse unë jam nga ata që hanë kripë e bukë, por pa flamur nuk jetojmë!
Burimi/Facebook/Beslidhja Shqiptare Ne Botë


Leave a Reply