Edhe pse sot nuk jemi fizikisht pranë varreve të dëshmorëve, mendja dhe zemra jonë janë aty, pranë tyre.
Nga Lozana e Zvicrës, si ish-luftëtarë të Luftës Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në Zonën Operative të Nerodimjes ,në Brigadën 162 “Agim Bajrami” dhe më pas në Brigadën 164 “Gafur Loku” përkujtojmë me nderim të thellë dëshmorët dhe martirët e lirisë së Rakocit, në komunën e Kaçanikut.
Me respekt të përulur, përkulemi para sakrificës së tyre sublime,bijve dhe bijave më të denjë të kombit, të cilët dhanë gjithçka për idealin më të shenjtë: lirinë.
Ata nuk janë vetëm kujtim, por themel i së tashmes dhe udhërrëfyes për të ardhmen tonë.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe martirëve të kombit
Burimi/Facebook


Leave a Reply