Lamtumirë o shtëpia
ime
—————————‐—-‐—
O lamtumirë,
ti fshati im.
Po më largohesh,
dalengadalë.
Të rreh era papushim,
Bora e parë,
sapo të ka zbardhë.
Ajo kulla ime, nuk ka zjarr.
Rreth e qark, ferrat kanë dalë.
Ata çatitë e forta, brenda kanë rënë.
U bënë dekada, që dorë në të s’është vënë.
E dhoma ime, ku kam fjetur gjumë.
E ku fëmijët, në djep janë përkundë.
Ishte nxirë, e diku pikonte.
Zi po mbante, e po vajtonte
Ngjitur me shtëpinë një fik i vogël, sa pati dalë.
Tani ishte rritur, pamjen i kishë zënë.
Një arrë e madhe, s’di nga kish mbirë.
Me u fut brenda, s’ të linte me hyrë.
Pllaka; “Bazë e Luftës” atje kish ngelë.
Rreth e qark, me myshqe mbështjellë.
E ti kullë, qe rrite breza!
Sa furtunave, ball u ke bë !
Prap në këmbë, atje qëndroje.
Dikë pret, dikë kërkoje.
Qante shpata, për një dorë.
Pushka në mur, priste një burrë.
Shtëpija sot, veshur në të zi.
Me lot në sy, po pret djelmëninë.
Po pret ogjaku, tym me nxjerrë
Poshtë pret ara, për me u mbjellë.
Oda e burrave, bosh ka ngelë.
Babai e Xhaxhai, duke ju prit në derë.
FEMAMA.
Burimi/Facebook/Unioni Botëror i Poetëve – Shqipëri


Leave a Reply