Pse jepen titujt pa kriter e motivazione ” Qytetar Nderit” ne Malsine e Madhe ?
…asht sportist me rrezultate te shkelqyeshme qe e njeh gjith Shqipnia…!
…asht shkrimtare o Poet i madh qe e njeh gjith Shqipnia…!
…asht politikan i sukseseshem qe e neh gjith Shqipnia…!
…asht afarist i madh qe e njeh gjith malesia…!
Mire mor villa, kto nuk i ven askush ne dyshim, jan te shumte malsoret qe i njeh gjith Shqipnia biles edhe bota.
Pyetja jeme asht; çka kan ba e dhane ata per Malsine e Madhe, cila asht vepa e Tyne konkrete qe kan ba per gjith malesoret…?
…ku jane rruget qe ata kan shtrua ?
…ku jane urat qe kan ndertua ?
…ku jane sallat e biblotekes qe kan dhurua ?
…ku jane qendrat shnetsise, ambulancat, shkollat, ujsjellsat qe kane konstruktua ?
…ku jane ndermarrjet qe kan hape per me punsua njerzit…?
Un’ nuk shoh asgja te veçante qe kan ba per Malsine…
Pse u duhet dhane ky Titilla ? Vetem se jane malsore ?
Jo djal, gaboheni.
Titullin “Qytetar Nderi” fjala bien, se ka qene msues i mire , jo zotini ai per ate pune asht pagua, ska ba ma shum se detyren.
Un’ jam tifosi ma i madh i sportit,
jam edhe tifoz i çmenun i Armandos, i Marios, i Uldedes, por nuk shoh, ose nuk e di un’ se kan ba diçka te veçante per Malsine.
Por nuk e kam fjalen veç per kta sportista.
Fjalen e kam per shumicen e atyne qe ju dha ky titull pa asnji veper te mire per Malsine.
Por thoni ju kush ishin ata qe bane vepra konkrete per Malsine ?
Pa u zgjate shum po ju permendi 3-4 emna qe nuk do te harrohen kurr ne malsi…
…nuk do te harrohen kurr sakrificat, perkushtueshmenia e humanizmi i ndihmemjekes Ike Marashi e infermieres Hava Xhel Ademi qe dite e nate,ne bore, ftofte e shi, 24 ore su 24 nuk kursyen asgja ne ndihmen e nevojtarve te semure…
…malsoret nuk harrojne kurr profesorin Smajl Hasen, demokratin qe doli hapun ku innder ligjeve kriminele te diktatures ne mbrojtje te njerzve te pa mbrojtun.
…malsoret nuk do te harrojne kurr profesor Dod Kaçen, jo pse ishte poet i madh e msues i perkushtuem, por ishte i pari qe doli hapun kunder diktatures ne mbrojtje te malsorve te shtypun e te pa mbrojtun…
Un’ mora shembull kta 3-4 persona te nderuem, por ka shum si kta qe meritojne titullin “Qytetar Nderi” njerz qe kan ba e i kane dhane shum malsise pa kene te paguem por me shpirtin e madh e dashnine per malsoret e Malsine e Tyne…
Pra titulli u jepet atyne qe kan ba me vepra per Malsine e jo ti jepet fjala bien Ejell Miculit se asht “burr i pashem” dhe e njeh tane Malesia…
23/03/26.
Burimi/Facebook/Zani Veriut


Leave a Reply