Nga Naim Noka
Dikur KARlo një profesionist i shtypit të shkruar, sot një hajdut pronash private dhe një lëpirës i pështirë i prapanicës së Ramës, Veliajt, Ballukut dhe jo vetëm, prej vitesh ka blerë licencë për një televizion lokal të quajtur “Report TV”. Të gjithë e dimë se në çfarë derexheje është media audiovizive, duke përfshirë edhe TV-të me licenca kombëtare, që tashmë u përkasin katër familjeve, përfshirë edhe TV-në e opozitës. I kanë kthyer në sh.p.k. tenderash, resortesh dhe përfitimesh, duke u bërë megafonë të kryeministrit Rama. Kush braktis lëpirjen dhe freskun ndaj Ramës, duhet të gjejë vrimë e të futet.
Nga një botues lëpirës si Karlo Bolino, liria e fjalës është pa kuptim.
Rasti i Ilir Babaramos nuk është episod i izoluar; është simptomë e një strukture ku gazetaria tolerohet vetëm kur është e padëmshme për pushtetin.
Në një sistem normal, gazetari pyet dhe pushteti përgjigjet. Në një sistem të kapur, gazetari ndëshkohet dhe pushteti shpërblen servilizmin. Kjo është diferenca thelbësore mes demokracisë funksionale dhe një fasade demokratike.
Kur largimi nga puna ndodh për shkak të pyetjeve dhe lirisë së shprehjes, atëherë nuk kemi më marrëdhënie pune, por censurë të institucionalizuar. Kjo formë kontrolli është më efikase se censura klasike, sepse nuk ka nevojë për ndalim të drejtpërdrejtë; mjafton frika e pasojës. Gazetari i vetëcensuruar është produkti final i këtij mekanizmi.
Kapja e mediave nuk realizohet vetëm përmes pronësisë, por përmes varësisë financiare dhe aksesit në burime. Reklamat shtetërore, kontratat publike dhe lidhjet me bizneset e lidhura me pushtetin krijojnë një ekosistem ku linja editoriale përcaktohet nga interesat, jo nga e vërteta.
Në këtë realitet, liria e fjalës nuk është më e drejtë e garantuar, por privilegj i kushtëzuar. Ajo ekziston vetëm për ata që nuk rrezikojnë askënd. Të tjerët përjashtohen, diskreditohen ose eliminohen profesionalisht.
Solidariteti me Ilir Babaramon nuk është akt simbolik. Largimi nga puna i Ilir Babaramos për lirinë e shprehjes tregon se kemi prekur fundin.
Burimi/Publik.al


Leave a Reply