Gjykata Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se më 12 shkurt 2026, nga ora 09:00, do të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar në një çështje penale ndaj gjashtë personave të akuzuar për vepra të rënda penale.
Sipas njoftimit zyrtar të Gjykatës, të pandehurit H.B., R.M., V.Ç., E.L. dhe Sh.K. akuzohen për veprën penale “vrasje e rëndë”, në bazë të nenit 173, paragrafi 1, nënparagrafi 1.9, në lidhje me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Ndërkohë, i pandehuri D.G. akuzohet për veprën penale “dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprës penale”, sipas nenit 380, paragrafi 3, në lidhje me paragrafin 2 të Kodit Penal.
Seanca do të zhvillohet në ambientet e Gjykatës Themelore në Ferizaj, në katin e parë, salla numër I, dhe do të kryesohet nga gjyqtari Ilir Bytyqi.
Nga Gjykata është bërë e ditur se seanca do të jetë e hapur për publikun, duke ftuar mediat dhe qytetarët e interesuar që ta ndjekin nga afër zhvillimin e saj.
Burimi/Facebook/Besainfo Ch


Leave a Reply