Shënim : Çdo vjedhje e mendimeve filozofike, publikuar në faqen time FaceBook, dhe vendosja e tyre në libra pa citime, do të jetë një plagjiature, pasi janë tashmë të botuara me të drejtë autori në Frengjisht, dhe janë të mbrojtura nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Autorit….
Duket të ketë hapësirë më të madhe për të hulumtuar ide të reja mbi natyrën njerëzore. Mund të shtrojmë pyetjen se cila është simbolika kryesore që autori po përpiqet të komunikojë përmes kësaj trajektore të heroit?
Heroi mendon: “Kam dhimbje të papërballueshme shpirtërore dhe shoh vdekjen që afrohet. Ajo që do të më shpëtojë nga vuajtjet, deri në atë shkallë sa do të më kthejë në një asgjë, pa shenja, pa varr, pas kujtesë të njerëzve për mua. E megjithatë jam Hero, nuk kam frikë. Vdekja eshtë një errësirë përpirëse. Një tragjedi. Përsëritje: E megjithatë nuk e kam frikë”
Elementë të kësaj logjike ekzistencialiste që Sartri i ka formuar si “njeriun e dyzuar paradoksal” e hasim në të gjithë prozën moderne. “Ideja mentaliste”- ose parja e gjërave në mënyrë kritike gjer në nihilizëm është një koncept interesant që haset në romanin Kolonia Nibelungen” dhe shpesh lidhet me të kuptuarit e mendjes dhe vetëdijes si një botë e ndarë nga materia fizike. Dihet që kjo ide ka frymëzuar shumë filozofë dhe mendimtarë për të eksploruar natyrën e mendjes njerëzore. Por është hera e parë që e shohim një fenomen të tillë në auto-eksplorim të brendshëm. Autori me prozën e tij udhëton në dy drejtime të ndryshme, në universin njerëzor jashtë vetes, dhe trysninë që ky univers i madh ushtron mbi universin e vogël, të vetvetes.
Nuk ka dyshim se përsa i përket prozës psikologjike, ajo është një formë e krijimtarisë letrare që përqendrohet në zbulimin e aspekteve të fshehura të psikikës njerëzore. Kjo mund të përfshijë ndërgjegjen, psikikën motorike, ëndrrat, emocionet dhe konfliktet e brendshme. Disa autorë të njohur, si Fjodor Dostojevski dhe Sigmund Freud, kanë ndikuar në këtë stil të prozës psikologjike. Një nga aspektet që s’mund të kalojë pa rënë në sy është. Kalimi në dimensione paralele letrare është një koncept filozofik , që tenton të jetë edhe stilistik, dhe që ka të bëjë me spekulime ligjërimore mbi realitetin që shpesh i përket spekulimeve mbi realitetin, natyrën e ekzistencës dhe hapësirën kohore. Në filozofi, kjo ide na bën të shtojmë pyetje interesante: A ekzistojnë realitete të tjera ligjërimore krahas këtij që ne përjetojmë shpirtërisht dhe figurativisht? Dhe nëse po, a mund të ndërveprojmë me to ose të udhëtojmë mes tyre, duke i i imagjinuar ato sipas aspiratave tona?
Në kuptimin popullor, zakonisht lidhet me idetë e fizikës kuantike dhe shumë-universit (multiverse), ku shkencëtarët sugjerojnë se ekzistojnë dimensione paralele ku çdo vendim që marrim, çdo ngjarje e mundshme, ndodh diku tjetër. Megjithatë, këto janë ende më tepër teorike sesa të provuara.
Burimi/Facebook


Leave a Reply