Ergys Agasi për mua është individi më fatlum në Republikën e Shqipërisë, sepse ai ka përfituar nga një shtet që ia ka dorëzuar gjithçka në dorë një njeriu të vetëm.
Kush nuk do të ishte i lumtur në një situatë të tillë?
Problemi i vërtetë quhet Edi Rama. Agasi është vetëm produkti, por është ai (Rama) që ka vendosur lojën dhe krijuar pushtetin e errët.
Në fakt nuk është Ergys Agasi që shkatërroi sigurinë kombëtare, institucionet dhe hierarkinë e shtetit, është kryeministri që ka zgjedhur me vetëdije të qeverisë përmes individëve pa post.
Kur një kryeministër i dorëzon shtetin një individi informal, ai automatikisht ka krijuar një pushtet të fshehtë, që kontrollon tendera, administratë dhe vendimmarrje, ndërkohë që vetë qëndron një hap pas, gjoja i paprekshëm.
Një shtet që qeveriset kështu nuk është më shtet: është teatër, ku qytetari humbet gjithmonë, dhe skandali është vetëm çështje kohe.
Burimi/Facebook/Elona Caslli


Leave a Reply