● Donald Trump “ka personalitetin e një alkoolisti” (edhe pse është abstinent) dhe shumë nga veprimet e tij në mandatin e dytë janë motivuar nga dëshira për hakmarrje.
● Këto janë disa nga vlerësimet aspak te lakmueshme që shefja e kabinetit të Shtëpisë së Bardhë, Susie Wiles, thuhet t’i kete shprehur gjatë një sërë intervistash të gjata për revistën “Vanity Fair”.
● “Zonja e akullt”, siç quhet ajo, e ka cilësuar menjëherë artikullin si “te montuar” dhe “të formuluar në mënyrë të pandershme kundër meje dhe presidentit më të mirë në histori”.
● “Konteksti është injoruar dhe shumë nga ato që unë dhe të tjerë kemi thënë për ekipin dhe komandantin e përgjithshëm janë lënë jashtë”, ka shtuar ajo. “Supozoj se kjo është bërë për të ndërtuar një narrativë jashtëzakonisht kaotike dhe negative për Trumpin”.
● Edhe zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, është rreshtuar në mbrojtje të saj, duke deklaruar se administrata amerikane “e mbështet plotësisht” shefen e stafit, e cila “e ka ndihmuar presidentin të ketë 11 muajt e parë më të suksesshëm në histori. Dhe Trumpi nuk ka një këshilltare më besnike se Susie”.
● Sipas serisë së intervistave të dhëna për revistën, Wilesi do të kete pranuar se dëshira për hakmarrje e Trumpit mund t’i ketë motivuar pjesërisht paditë dhe procedurat gjyqësore të nisura kundër armiqve të tij politikë.
● “Dua të them se njerëzit mund të mendojnë se duket si hakmarrje”, ka thënë ajo në përgjigje të një pyetjeje mbi procedimin e dështuar kundër ish-drejtorit të FBI-së, James Comey.

● Ajo ka përshkruar gjithashtu disa fusha të debatueshme në të cilat komandanti i përgjithshëm ka injoruar këshillat e saj, përfshirë deportimet dhe dhënien e faljeve.
● Tycoon-i – do të kete theksuar ajo më tej – ka “personalitetin e një alkoolisti”.
● Wiles, gruaja e parë që ka mbajtur postin e shefes së kabinetit, duket te kete shprehur vlerësime tejet të ashpra edhe për disa nga aleatët më të afërt të presidentit, duke filluar nga zëvendëspresidenti JD Vance, i cili ka qenë “një teoricien konspiracionesh për një dekadë” dhe konvertimi i tij politik nga kritik i Donald Trumpit në mbështetës i tij ka qenë pjesërisht i motivuar politikisht, duke qenë se po kandidonte për Senat.
● Ndërkohë, Elon Musk përshkruhet si “përdorues i deklaruar i ketaminës”, veprimet e të cilit nuk kanë qenë gjithmonë “racionale” dhe në shumë raste e kanë lënë atë “të habitur”.
● Së fundi, shefi i Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit dhe bashkautor i projektit konservator “Project 2025”, Russell Vought, është “një fanatik i djathtë absolutist”, ndërsa ministrja e drejtësisë Pam Bondi ka “dështuar plotësisht” në menaxhimin e dokumenteve që lidhen me çështjen e financierit pedofil Jeffrey Epstein.
● Wiles njihet brenda Shtëpisë së Bardhë si një person i kujdesshëm dhe me pak kundërshtarë të brendshëm, ndryshe nga burrat që kanë mbajtur të njëjtin post gjatë mandatit të parë të Trumpit. Ajo, përkundrazi, ka ruajtur besimin e tycoon-it, pjesërisht duke menaxhuar West Wing në mënyrë efikase, por pa u përpjekur të frenojë impulset e presidentit.
● “The Donald” i referohet rregullisht bashkëpunëtores së tij kryesore si “gruaja më e fuqishme në botë”, me aftësinë për të ndikuar në çështjet globale me një telefonatë të vetme.
● “Shumë vendime me rëndësi të madhe merren sipas kapriços së Trumpit”, ka komentuar një ish-shef stafi republikan.
“Dhe për aq sa di unë, e vetmja forcë që është në gjendje ta drejtojë ose ta kanalizojë këtë kapriço është Susie.”
Burimi/Facebook


Leave a Reply