Prej ca javësh, ishin kthyer në shoqërueset e ditëve të mia, 5 historitë e romanit “Lakimi”, të autorit Durim Taci, duke m’i shënjuar ato. Një roman, i cili ngërthen shumëçka brenda vetes: sa filozofik, aq dhe estetik. Historia e Elirës, vendosur në të tashmen dhe 4 histori të së kaluarës, që përfshijnë një hark kohor 5000 – vjeçar, si bosht i veprës, dëshmojnë dhe qasjen e autorit ndaj procesit të shkrimit. I dalluar për lëvrimin e një letërsie tjetër, larg tradicionales, ky roman përbën një sfidë për lexuesin. Në rolin e këtij të fundit dhe të bashkëbisedueses, brenda kornizave të një të diele pasdite, u pëpoqa të lakoj mbresat dhe përshtypjet e mia. Dhe në fund, ca pyetje – kureshtje, nuk mbetën më të tilla.
E gjitha kjo në kuadër të veprimtarisë “Nëntori mbi fletë”, organizuar nga L..SH.A.SH.I-i, ku u prezantuan edhe autorët Stefan Çapaliku dhe Skënder Lazaj, në bisedë me Valbona Jakovën dhe Mimoza Leskaj.
Thirrorja – rasë e bjerrë tashmë nga sistemi gramatikor i shqipes – në këtë postim të shkurtër, nuk do të më rrėshqasë. Ejani në veprimtari të tilla, për të ndarë bashkë përvojën e leximit!







Burimi/Facebook


Leave a Reply