Ismail Qemali me ndihmen e Austro-Hungarisë e shpalli, ndërsa Ahmet Zogu me matjanet dhe trimat e tjerë, me luftë dhe diplomaci, e shtriu kontrollin qeverisës në tanë vendin, dhe e krijoj Shtetin e parë modern Shqiptarë, duke e shpëtue nga planet e fshehta serbo-greke për coptimin e Shqip’nisë londineze.
Nga të gjithë popujt e Ballkanit, shqiptarët ishin të fundit që e krijuan shtetin e vetë, të përgjysmuar si nga popullsia ashtu edhe nga territori.
Qysh nga Lufta Ruso-Turke e vitit 1877/78, e sidomos Betejës së Plevnës në Bullgari, ku ushtria osmane pësoj humbje nga ushtrit ruse dhe rumune, u imponua paqja e Shën Stefanit, që ishte shumë e dëmshme për Perandorinë Osmane, e në veçanti për tokat shqiptare. Pas disa muajve Kongresi i Berlinit, tentoi pak t’i përmirësoj gjërat në terrenin gjeografik, por Perandoria Osmane është mbajtur “gjallë” fal asaj që fuqitë e mëdha nuk kanë mundur të merren vesh rreth ndarjes së territoreve evropiane të PO.
Nga Kongresi i Berlinit shtetet e dala nga Perandoria Osmane, si Serbia, Mali i Zi, Greqia, Bullgaria e Rumania, thurrnin plane për ndarjen, gjegjesisht grabitjen e territoreve të Perandorisë Osmane, duke reflektuar interesat e fuqive të mëdha, dhe atë kryesisht në dëm të shqiptarëve. Perandoria Osmane i kishte ditët e numëruara, andaj tash rreziku i një gllabrimi dhe pushtimi të territoreve shqiptare nga fqinjët sllav e grek, ishte më se evident.
Fatkeqësisht lideret e atëhershëm shqiptar nuk e vunë re këtë rrezik, u manipuluan nga qarqet qeveritare serbe me ndihma logjistike dhe armatime falas, për të organizue kryengritje e luftë kundër Perandorisë Osmane, duke mos i parashikuar planet e tyre djallëzore, shekullore për gllabërimin e territoreve shqiptare.
Vlenë të permendet mendimtari më në zë i kohës Xhemajl Obria, i cili mendonte se; “nuk duhet të miren armë nga Serbia për t’i luftue Osmanllinjtë, se rreziku ne na vjenë nga Serbia. Osmanllinjtë veç hijen e kanë në pjesën europiane, ne duhet ta kemi primare përgatitjen për mbrojtjen e territoreve tona nga fqinjët sllav”.
Në pranverën e vitit 1912, me armatimet që u moren kryesisht nga Serbia, u organizua kryengritja e madhe kundër Osmanllinjëve. Kryengritësit arritën ta çlirojnë Shkupin, mirëpo liderët tanë nuk mund të mereshin vesh si të vepronin tutje, a duhej t’i dilnin në ndihmë sulltanit,i cili mbahej i burgosur nga Turqit e rinj(xhonturqit) në Selanik(këtë e dëshironte Isa Boletini dhe disa të tjerë), apo ta shpallin pavarësinë(këtë e dëshironte Hasan Prishtina dhe disa të tjerë). Pas shume peripecish dhe pas ndikimeve të Konsullatave(sidomos asaj ruse), u gjet një solucion i mesëm, me disa kërkesa për Portën e Lartë, duke mos e shpallur pavarësinë dhe si kryeqytet Shkupin, veprim ky i cili do të ndikonte shumë në ngjarjet që do të rrjedhin në vijim dhe në ruajtjen e territoreve shqiptare.
Katër muaj pas kësaj ngjarjeje(kesaj lufte shqiptaro-osmane), gjegjesisht në tetor 1912 ushtria serbe me në krye gjeneral Jankoviqin(emrin e të cilit e ka mbajtur Hani i Elezit), e pushton Kosovën dhe viset tjera, me ç’rast fillon Lufta Ballkanike dhe dëbimi i Turqisë nga Ballkani. Shqiptaret kjo luftë i gjen të papërgatitur dhe rezistenca e tyre nuk vërehet askund, perpos ne Shkoder dhe Janinë. Isa Boletini, Idriz Seferi e Hasan Prishtina, që pak muaj më parë, duke ju pri një ushtrie të madhe, e “çliruan” Shkupin, nuk u ndien të gjallë për t’i bërë rezistencë ushtrisë pushtuese serbe. Tokat shqiptare u pushtuan nga fqinjët.
Shkodra dhe Janina rezistuan dhe luftuan heroikisht pa pasun ndihmë nga askush.
Shkodra u sulmue nga ushtria malazeze më 8 Tetor 1912. Në Shkodër gjendej garnizoni turk i komanduar nga Rizah Pasha. Me të filluar lufta për Shkodren, Esat Pasha që ishte njëri ndër politikanët më të njohur dhe më popullor i kohës, mbledh mbi 10 mijë redif(vullnetar) nga Shqipëria e mesme dhe ajo veriore dhe pozicionohet në qytet për të luftue në mbrojtjen e Shkodrës, qytet për të cilin Austro-Hungaria në konferencen e Londrës, insistonte me këmbëngulje të jetë mbrenda kufijve të Shqiperisë.
Shkodrën e ndihmoj vetem Ahmet bej Zogu, i cili në krye të 2000 matjaneve marshoj nga Mati deri në Kakarriq të Lezhës, ku u ndesh me ushtrinë serbe dhe në pamundësi që ta thyej rrethimin, u kthye ta mbroj Matin.
Populli i Matit i ka kënduar; “Ahmet beg, ku i
çon kta trima/ n’Karadag, me pre qefina/
Ahmet beg, ku e çon ket ushtri, me luftu me
Mal të Zi”.
Lufta-qëndresa heroike e garnizonit turk dhe e vullnetarëve shqiptar të udhehequr nga Esat Pasha që zgjati shtatë(7) muaj, e që la të vram mbi 8000 ushtar serb e malazez, ishte atu e fort për konferencen e Londrës që të vendos për mbetjen e Shkodrës si pjesë e Shqiperisë.
Vrulli i shteteve të reja me orientim pro rus, për pushtimin e tokave shqiptare, ishte ndalur vetëm nga interesat e Austro-Hugarisë dhe më pas nga Perandoria Gjermane, që nuk dëshironin zgjerimin e mëtejmë sllav në Ballkan. Pikërisht këtij objektivi të Austro-Hungarisë ia dedikon ekzistencën e tij shteti i ri shqiptar, që u shpall nga Ismail Qemali me sygjerimet e Ministrit Berthold dhe me ndihmën e Perandorisë së tij. Pikërisht Austro-Hungaria ishte ajo që në Konferencen e Londrës i mbronte më së miri interesat e shqiptarëve, duke kërkuar që brenda shtetit shqiptar të jenë, pjesa më e madhe e Kosovës, Çamëria, Janina, Preveza, Dibra e rrethina e Shkupit.
Rreziku i copëtimit të Shqipërisë qendrontre mbi gjeografinë e tokave tona, si shpata e Damokleut, edhe pas Luftes së Parë Botërore. Por pas Kongresit të Lushnjës në të cilin ndikimin kryesor e kishte krijuesi i shtetit modern shqiptar Ahmet Zogu, lufta e Vlorës, lufta e Koplikut kundra ushtrisë Jugosllave e udhëhequr nga Zogu, si dhe ndihma e Presidentit Amerikan Wilson, e evituan rrezikun permanent që e kishin shqiptarët nga sllavo-grekët.
Për krijimin e shtetit të parë modern Shqiptarë, Ju jemi mirënjohes përjetësisht;
Ahmet Zogut, trimave të tij të Matit, Gjermanëve dhe Amerikanëve!



Burimi/Facebook


Leave a Reply