Kur po çohen disa klyshë të Demo Berishës me fol keq për mua, sepse ju ka hy frika nga fakti që po kandidoj si deputetja e parë shqiptare nga Sanxhaku në Parlamentin e Serbisë, unë vetëm sa bindem edhe më shumë se jam duke prekur aty ku dhemb.
Unë nuk po kandidoj për interesa personale. Po kandidoj për interesat e krejt shqiptarëve në Serbi, nga Sanxhaku deri në Luginën e Preshevës.
Dhe nëse hyj në Parlament, do të luftoj me shpirt, me zemër dhe me gjithë fuqinë time, ashtu siç kam luftuar gjatë gjithë këtyre viteve për kombin tim.
Për kombin shqiptar, të cilin nuk e kanë shkelur vetëm ata që na kanë mohuar të drejtat ndër vite, por fatkeqësisht edhe disa shqiptarë të shitur për interesa personale.
Unë nuk jam në shitje dhe nuk më blen askush. Nuk më ndalin shpifjet, sulmet dhe fjalët e njerëzve që janë mësuar ta shohin kombin si mjet për përfitime personale.
Unë do të vazhdoj përpara, me kokën lart dhe me ndërgjegje të pastër. Sepse kur lufton për një popull, nuk të trembin lehjet e atyre që kanë frikë nga zëri yt.Edhe në fund, historia shqiptare ka për të më kujtuar si një luftëtare të pastër për kombin tim, që nuk u dorëzova kurrë dhe nuk e shita idealin tim për interesa personale. Ndërsa juve, një ditë, do të kujtoheni ashtu siç e meritoni: si tradhtarë të kombit.
Për shqiptarët. Për dinjitetin tonë. Për të drejtat tona. Për kombin tonë.
Burimi/Facebook


Leave a Reply