Në kohë të pa kohë, dhe rrethana brutale nën okupimin serb, morem guximin qe në vitin 1991, një grup intelektualesh, t’i vemi themelet e liberal demokracisë në Kosovë, (Partisë Liberale të Kosovës- PLK) me qëllim të afirmimit dhe të ndërkombëtarizimit të çështjes së Kosovës.
Nga viti 1991, deri me çlirimin e Kosovës (1999) dhe të shpalljes së pavarësisë së Kosovës me ( 17 shkurt 2008) liberalët ishim në ballë të diplomacisë së Kosovës, në ballë të bashkëpunimit ndërkombëtar, të parët nga Kosova të antarësuar në Europë dhe në nivel botëror, në ballë të të gjitha protestave dhe demonstratave në mbështetje të lirisë, të luftës së UÇK dhe në ballë të vizitës të popullatës së zhvendosur shqiptare në zonat e luftës kudo që kishte ofanziva vrastare serbe.
Liberalët ishin një histori e heshtur e lirisë, ishim si shqiponjat qe nuk bëjnë zhurmë dhe si pëllumbat që paralajmëruam lirinë e Kosovës.
Liberalet e Kosovës para dhe gjatë luftës, ishin në Uashington, Bruksel, Londër, Nju Jork, Strasburg, Paris, Gjenevë, Romë, Berlin, Vjenë, Helsinki, Belfast, Glasgou, Brajton, Stokholm, Kopenhagen, Oslo, Madrid, Barcelonë, Malmo, Dublin, Sofje, Luxemburg, Bern, Varshavë, Bratisllavë, Pragë, Hagë, Amsterdam, Bon, Vankuver, Zagreb, Lubjanë, Cork…ishin në Paris me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes së Rambujesë, në të gjitha institucionet e BE, në të gjitha parlamentet dhe ministritë e jashtne të BE, në selinë e NATO-s, ishin në luftën çlirimtare të UÇK, madje edhe komandant të UÇK, u vranë me qindra nga ata për liri, u vranë anëtar të kryesisë, kryetar të degëve të partisë, pa zhurmë, pa vetëlavdatë, pa mendjemadhësi dhe në heshtje.
Liberalët e Kosovës e kanë bërë historinë e lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës, e kjo e vertetë një ditë jo fortë të largët do të thuhet…!
Burimi/Facebook


Leave a Reply