Partia Demokratike po kthehet në një celulë të mbyllur, si parti fashiste, ku fjala e lirë dënohet dhe servilizmi shpërblehet,
në atë sallë burracakësh, e vetmja zonjë që foli me emër e mbiemër për deformimin e partisë, Anila Aliaj, u ndëshkua.
Dhe ironia kulmore, ishte aty edhe Kryetarja e grave, Albana Vokshi, që zgjodhi të heshtë si spektatore, ndërsa Flamur Noka me emrin e artit “Muli” firmosi përjashtimin e gruas së vetme që guxoi të flasë.
Kjo nuk është parti moderne opozitare, kjo është një bunker ku ndëshkohet kush nuk i bie daulles së kultit të liderit.
Sali Berisha rri i mbyllur në bunkierin e tij politik, ndërsa ndersen zagaret e tij, Mulin dhe Vokshen, të kafshojnë demokratët që sakrifikojnë.😡
Një zonjë që ka dhënë kontribut real, kohë, dinjitet, reputacion qytetar, hidhet jashtë, nga një doktor që nuk ka ushtruar kurrë profesionin, por ka jetuar gjithë jetën me rrogat dhe privilegjet që i ka dhënë Partia Demokratike, deputet disa herë, ministër, sot numri dy i një partie të kthyer në kasollen personale të Berishës.
Kjo është drama, mjerim politik, njerëzor, moral e qytetar,
kur përjashton kontributorët, për të mbajtur servilët, nuk je më parti, je sekt.
Kur nuk duron një zonjë që flet ndryshe, nuk po lufton autokracinë në pushtet, po riprodhon autokracinë brenda vetes.
Sot është Anila, nesër është çdo demokrat që guxon të thotë, “mbreti është lakuriq”!
Një parti që përjashton fjalën e lirë në sallën e vet, nesër do ta përjashtojë nga shteti çdo njeri qe kundershton.
🛜Prandaj, o Sali, dil nga bunkieri, çliroje partinë nga Muli e shoqja Albana, hap dyert, përndryshe historia do të shkruhet thjesht:👇
PD nuk e rrëzoi kurrë regjimin, sepse u bë vetë një kopje e tij, në format xhepi, por po aq e rrezikshme për demokracinë. ⚠️
Albert Zadrima
Burimi/Facebook


Leave a Reply