Të nderuar deputetë,
Lagjja e Hotelit në Ishull-Lezhë po përballet çdo ditë me mungesë të energjisë elektrike. Kjo situatë është bërë e padurueshme për banorët dhe bizneset e zonës, të cilët detyrohen të jetojnë e të punojnë në errësirë, duke pësuar dëme të vazhdueshme.
Çdo ditë pa drita do të thotë:
Biznese të dëmtuara, që po humbin klientë e mundësi zhvillimi.
Një imazh i keq për turizmin në një zonë me potencial të madh natyror e kulturor.
Trafikun dhe problemet e tjera i njihni vetë, por këtu kemi të bëjmë me një problem jetik dhe të përditshëm, i cili kërkon zgjidhje urgjente. Ne nuk mund të presim më gjatë.
Kërkojmë përgjegjësi dhe veprim konkret nga ana juaj për t’i dhënë fund kësaj situate të papranueshme.
Burimi/Facebook


Leave a Reply