Sepse po se ndau njehere e mire qofte edhe me dhimbje … Shapin nga Sheqeri …jete e mot
keshtu sic eshte sot e sic ishte dje do te jete…edhe neser.
Sepse po nuk beri nje Nyrenberg i cili ne fakt duhej bere qe ne 92…veshtire se do ndahet dot nga komunizmi e diktatura…nga krimi e kriminelet .
Sepse duhej denuar me ligj e kushtetute komunizmi e diktatura 45 vjecare shqiptare dhe te gjithe ata qe punuan per te e bashkepunuan me te ne…vrasjen, burgosjen, zhdukjen e ajkes se kombit, torturimin, internimin, luften e klasave, persekutimin e genocidin e tmerrshem te shqiptareve ndaj shqiptareve.
Sepse ne ate vend Mal me krime kurre su denua sic meritonte te denohej…asnje kriminel i vetem.
Nuk u denuan masakruesit e masakra e Tivarit.
Masakra komuniste ne Kosove ndaj batalionit Skenderbeg .
Nuk u denua masakra e Mehmet Shehut ( 23 vjet kryeminister i Shqiperise ) ndaj ballisteve ne Lushnje .
Nuk u denua ( madje as nderkombetarisht sipas ligjit te roberve te luftes ) masakra e po ketij krimineli ndaj 110 ushtareve italiane te zene rob-lufte ne Shengjergj.
Nuk u denua kurre realisht masakra e Boroves e cila edhe pse mban autoresine e ushtrise pushtuese naziste gjermane ne Shqiperi …provokimin e rende qe coi me pas ne tragjedine e tmerreshme e pati pikerisht prej partizaneve – komuniste shqiptare dhe pa besise se tyre.
Nuk u denua kurre masakra ne te ashtuquajturin Gjyqi i Deputeteve .
Kurre su denua askush per masakren e Mirdites dhe hakmarrjes komuniste pas vrasjes se Bardhok Bibes.
Kurre su denua masakra ne Veri te Shqiperise ndaj Klerit Katolik shqiptar .
Kurre su denua masakra e terbuar komuniste ndaj kryengritjes anti – komuniste ne Postribe.
Nuk u denua kurre masakra e perbindeshme ndaj shqiptareve te pa fajshem pushkatuar pas historise se ndyre e te sajuar prej po vete komunisteve per gjoja hedhjen e bombes ne Ambasaden sovjetike ne Tirane.
Nuk u denua masakra e Fekenit ku thjesht per kapricion kriminale te kriminelit M.Shehu humben jeten disa oficere e studente te Shkolles se Bashkuar Skenderbej.
Nuk u denuan kurre autoret e masakres se hapjes se Ambasadave ne Tirane c’ ka coi ne ate eksod te dhimbshem te shqiptareve qe tronditi krejt boten.
Nuk u denuan kurre eksodet e mepasme ku mjaft te permendesh tragjedine e Otrantos dhe zere se i ke thene te gjitha.
Kurre su hetua masakra e Piramidave dhe skemave mashtruese financiare ku shqiptaret humben pothuajse gjithcka.
Kurre su denua 97 e frikeshme me skenar e rregji komuniste dhe mbeshtetje serbo – greke qe e coi Shqiperine pothuajse ne nje lufte civile.
Kurre su denua askushi per tragjedine e masakren e Gerdecit .
Ende nuk eshte denuar as masakra e 21 janarit e ende askush s’ ka vajtur pas hekurave per te.
Nje Mal me krime dhe asnje kriminel i denuar sic e meritonte…
Nje vend ” unikal ” si Shqiperia ku krimineli e viktima vazhdojne ende te jetojne ” paqesisht ” me njeri tjetrin nen moton…te gjithe bashkevuajtes e te gjithe bashkefajtore.
Tani a mund te me thoni dot realisht nese ai vend e ai popull e meriton vertet Demokracine e per cilen lloj demokracie e kane fjalen shqiptaret …
A.R.D
Burimi/Facebook


Leave a Reply