▪️Edi Rama ka qenë dhe mbetet kundër Albin Kurtit dhe Vetvendosjes dhe kërkon me ngulm nxjerrjen e Hashim Thaçit nga burgu jo për shkaqe ideologjike, se po njolloset UÇK apo se i dhimbset Kosova të cilën ai e urren siç urren në tërësi veriun e Shqipërisë të cilin praktisht e ka zhbërë dhe shpopulluar gati tërësisht por sepse kështu ai realizon objektivin serb për realizimin dhe kompletimin e memorandumeve të Akademisë serbe të shkencave gjate 170 viteve të shkuara.
E ky objektiv është shpopullimi i trojeve shqiptare.
Atë që Serbia dështoi ta bëjë gjatë 170 viteve me luftë po e realizon përmes sektit soro-rilindas dhe Edvin Ramës.
***
▪️Serbia nuk e do Kosovën as për rrënojat e kishave (edhe këto shqiptare) e as për të drejtat e kolonëve serbë në Kosovë!
Këto janë pallavra!
Serbia e do Kosovën për pasuritë e saj mbi dhe nëntokësore e sigurisht pa shqiptarë.
***
▪️Putini nuk e sulmoi Ukrainën për shkak se ajo donte të antarësohej në NATO apo demek për të drejtat e popullsisë rusishtfolëse në lindje të saj. Të mos përmendim broçkullat me nazistët e ‘Azov’!
Këto janë përralla.
Pse Putini nuk ka folur asnjëherê për antarësimin e Finlandes në NATO që nga anetarësimi i saj?
Me Finlanden ai ndan 2000 km kufi!
Rusia e do Ukrainen për industrinë e çelikut, fushat pjellore të grurit dhe pasuritë e saj marramendëse.
Me Ukrainen brenda saj Rusia monopolizon grurin dhe industrine e çelikut produkte këto për të cilat njihet Ukraina kryesisht në Europë por edhe në rang botëror.
Putini do rikthimin e përandorisë sovjetike dhe pse jo realizimin e endrrës se Rusisë Cariste.
Pushtimin e Ukrainês Putini e ka parë si hap të parë të avancimit të tij në perendim e jug e kuptohet daljes së tij në mesdhe duke shfrytëzuar dobësitê e Perëndimit dhe NATOs e sidomos ndryshimet drastike ne administratën dhe politikën amerikane.
***
▪️Izraeli nuk e ka filluar luftën në Gaza për shkak të sulmeve të Hamasit organizatë kjo që kur është krijuar në fakt ka shkatërruar interesin palestinez e realisht i ka shërbyer Izraelit. Shteti hebre ka kapacitete mëse të mjaftueshme për të parandaluar dhe asgjësuar sulme të tilla pa dëmtuar asnjë civil e pa vrarë fēmijë të pafajshëm.
Lufta në Gaza ka filluar me shumë gjasa me objektiv të qartë spastrimin e saj etnik e përfundimtar nga Palestinezët.
Spastrimi i Gazës nga popullata palestineze e bën komplet të panevojshëm diskutimin e mëtejshëm të dy shteteve në atë rajon.
***
©️ Milaim Nela
Burimi/Facebook


Leave a Reply