Kesaj here Nikua nuk e shijoi mire shtepine ne Leshnicen e tij, Itaken e frymezimeve, as zogjte, as druret, as ujrat e ungjillizuara mes epifanive te tij poetike. Leshnica po digjej nga zjarret si gjithe ajo zone, druret e tij me veskun mitik sipri digjeshin, shkurre e gjethnaja digjeshin. Dhe Nikua kesaj here e la poezine, zogjte e tij u tremben, rrembeu ca kova uje, ca dege shkurresh dhe u perzhit per te mbrojtur ate fole prinderore ku struken kujtimet e embla te femijerise, nostalgjia, vete vesku i tij poetik.
Ej Niko, miku im i dashur i letrave dhe i shpirtit, folezen e shpetove, edhe ca drure sado qe ende kercasin nga zjarrishta i shpetove, djepin e frymezimeve te tua ku jeta fle me baladat i shpetove, dhe prandaj poezia dhe germat rishtazi do te blerojne ne libra te tjere…
Burimi/Facebook


Leave a Reply