Shqiptarët dhe Shqipëria, për mbi 30 vite pas viteve ’90, kanë ecur në një rrugë të mbrapshtë, të shoqëruar nga shkatërrimi i industrisë, bujqësisë, arsimit dhe pasurive kombëtare — gjithçka e ndërtuar me djersën e popullit shqiptar, pavarësisht nga regjimi i mëparshëm. Vitet e fundit, sidomos pas krijimit të SPAK, BKH e institucioneve të tjera të mbështetura fuqimisht nga SHBA, vendi ka nisur një rrugë të re, të drejtë dhe shpresëdhënëse.
Kjo rrugë nuk është e lehtë, por është e domosdoshme: Të vendosë para drejtësisë të gjithë ata që shkatërruan ekonominë dhe pasuritë kombëtare. Të godasë pa mëshirë korrupsionin, drogën, prostitucionin dhe çdo formë tjetër krimi të organizuar. T’i kthejë popullit shqiptar Asetet Kombëtare, të grabitura padrejtësisht gjatë tranzicionit. Drejtësia e re nuk duhet të ndalet. Ajo duhet të jetë arma e popullit për të çrrënjosur një herë e përgjithmonë padrejtësitë dhe tradhtitë e 30 viteve të fundit.
Burimi/Facebook


Leave a Reply