Pranverë e vonë e çmendur me teka,
nurprishur si njerka në përralla.
Turfullon kaluar mbi shalë të erës,
teksa gjurmoj në muzeun e kujtesës:
Gjurmë kam mbjellë me hapat e shpirtit
e dora dorës,
stërkala emozioni kam lënë,
edhe netëve pa hënë.
Herë herë si kercenj të njomë
jane shkelur pa mëshirë,
përpirë
ato të brishtat
të dlirat
nga hapa gelozie fshirë.
Teksa ndjej aromën e pranverës
sI drenushë e ndrojtur vrapoj,
zgjuar,
e etur
prej mallit e ëndrrës.
Dëborë e fundit mbi gjurmë po bie,
si vello nusërie,
imazhin tim ruan në sythet e degëve.
Në skutat e zemrës flenë ende
lule molle e gjethe vjeshte.
Teuta Shaqiraj
Burimi/Facebook


Leave a Reply