Unë kam idetë e qarta, e sigurtë tek forcat e mia,
e nuk më pëlqen as të kopjoj, as të imitoj,
e as në të mbjellat e të tjerve s’ hy të vjedh,
Vë në punë forcat e përgatitur prej gjithë jetës,
e trurin tim të mësuar, që çdo gjë,
di mirë e bukur, ta qëndis e ta tjerrë…
Unë i kam rrënjët të forta, të ngulura në thellësi,
e nuk me tund asgjë prej atij vendi,
ku unë ndjehem mirë,
Le të vijnë rrebeshe, të fryjnë erë e stuhi,
S’e lëshoj veten e s’pres të mbahem në të tjerë.
Mbështetem tek forca e mia, besnike e me shume siguri.
Unë e di qe nuk ju shkoj për shtat te gjithëve,
se të fortin nuk e duan e shumëve ju pëlqejnë t’ju lëpihesh
E si pasojë, dikush me shikon vëngër e dikush me antipati…
Le të vazhdojnë me shikimet e tyre,
unë prapë i uroj, mos ju dëmtofshin sytë,
por ama, të mbledhin mendjen,
se unë jam e prerë, e të keqes, nuk i them kurrë që është e mirë…
E prapë ju them, mblidheni mendjen,
se as manipulohem e as gënjehem
Jetës ja kam njohur mire lakuriqësinë,
në pamjen e jashtme e në brendësi…
E në se do shihni ndonjë rrëshqitje timen,
se jam njeri e asnjë mos te thotë qe s’gaboj…
Ta dini që në ndonjë moment debul,
o mos kokë çarës
e kam lejuar vet gabimin, që të hapi krahët e të më përqafojë.
…Kështu më erdhi sot, ndoshta se është e martë?
Burimi/Facebook


Leave a Reply