Drejtoria Vendore e Policisë Fier, me rastin e 20-vjetorit të rënies në krye të detyrës të ish-punonjësit të Policisë, ka zhvilluar ceremoni përkujtimore, në nderim dhe mirënjohje të veprës së tij.
Në ceremoninë në nderim të kujtimit të ish-punonjësit të Policisë Llambi Bardhi, e cila u zhvillua në varrezat e qytetit Fier, ishin të pranishëm familjarë të tij, punonjës policie të DVP Fier dhe punonjës të Komisariatit të Policisë Fier, të cilët vunë kurora me lule në vlerësim të kontributit të tij.
Akti sublim i Dëshmorëve të Policisë ndër vite përbën një motiv më shumë për çdo punonjës të Policisë së Shtetit, për të vijuar me vendosmëri punën dhe përpjekjet në garantimin e rendit dhe sigurisë, në shërbim të komunitetit.




Burimi/Facebook/Fier


Leave a Reply