Xhyherina është një fshat në Qarkun e Vlorës, Njësinë administrative Qendër Vlorë, Bashkia Vlorë.
Udha e re përshkon dy tipe katundesh të vjetra dhe të ra që janë:
– katundet e lumit të Vlorës.
– katundet e Topallatisë.
Sapo lë urën e Peshkëpisë ndahen katundet në dy drejtime të ndryshme.
Njëra udhë merr tatëpjetë drejt luginës dhe tjetra majtas për në Topallti.
Zbresim Sherishtën, ky është emërtim i fshatit të dikurshëm, Qishëbardhë(kisha e bardhë).
Në të majtë fshehur pas kodrave është Xhyherina.
Isha kurios të dija ku gjendej kalaja e Xhyherinës që përshkruan grupi i doktorantëve rreth 10 vite më parë në një ekspeditë kërkimore në Labëri.
Ndalova te kodrat me ullinj të rinj që kanë mbjellë banorët.
Gjurmët janë fshehur nga harlisja e bimësisë.
Ullinjtë janë kultivuar ndër shekuj në këtë zonë.
Kalanë e Xhyherinës do ta përshkruajmë siç e ka parë grupi i studiuesve i përbërë nga:
S. Mucaj, S. Xhyheri, E. Halilaj, E. Sheremetaj.
Prof Skënder Mucaj e përshkruan kështu zbulimin në këtë zonë:
– Në të njëjtën rrugë ka ecur dhe qyteza e periudhës helenistike në fshatin e Xhyherinës, që nga banorët quhet Kala.
Sipas prof. Muçajt, më parë kjo nuk ka qenë në vëmendjen e kërkimeve në terren të arkeologëve dhe kjo për arsyen e thjeshtë se gurët e murit rrethues janë marrë deri në themelet e tij.
“Përreth kësaj qyteze, me gurët dhe materialin tjetër arkitektonik janë ndërtuar shumë monumente të periudhave të mëvonshme.
Midis tyre mund të veçohet:
një vilë romake dhe një kishë mesjetare në Kodrën e Beshos(Qishëbardhë),
një termë romake poshtë mureve të qytezës,
dy ura në përroin e Vllahinës,
një vilë romake po në fshatin Peshkëpi,
një kishë paleokristiane dhe një tjetër mesjetare në fshatin Risili,
një kishë mesjetare në Xhyherinë dhe një tjetër në Qishbardhë.
Me këto materiale janë ndërtuar shumë banesa të tjera të periudhës romake dhe të antikitetit të vonë në këtë zone”…
……..
Kodra me ullinj të dendur si në fotografi, ka shumë bimësi, që mbulon gjurmët e ndërtimeve të hershme, kodra është vendi, sikur aty ishte kalaja.
Fshati i sotëm i Xhyherinës është më poshtë në perëndim të diellit, ndërsa kalaja gjendet në faqen e kodrës në lindje të diellit.
Përshkrimi për kalanë e Xhyherinës:
…S. Xhyheri shkruan për Kalanë e Xhyherinës:
– Gjendet mbi fshatin e Xhyherinës, në majën e kodrës me lartësi 141, 8 m, që nga banoret thirret “Kalaja”.
Pozicioni gjeografik. (4-0° 28’ 36, 08” N; 19° 33’ 16, 18” E).
Më parë kalaja nuk ka qenë në vëmendjen e arkeologëve dhe kjo për arsyen e thjeshtë se ka qene paksa e dukshme mbi sipërfaqe.
Sipas të dhënave të banoreve të zonës, gjurmë te murit të ndërtuar me blloqe të skalitur nga faqja e jashtme ka pasur deri në vitet ‘60 të shek. të kaluar, kurse tani mund të ndiqen vetëm gjurmët e themelit dhe ashkla të shumta të ngelura nga thyerja e blloqeve.
Përreth kësaj qyteze, me gurët dhe materialin tjetër arkitektonik janë ndërtuar shumë monumente të periudhave të mëvonshme.
Duke qenë në një pozicion tepër të përshtatshëm në lidhje me rrugën që dilte nga Vlora dhe në një distance të shkurtër nga kjo e fundit, ka të ngjarë që gurët e saj mund të jenë përdorur për ndërtimet në Aulonë.
Materiali arkeologjik i gjetur gjatë një vëzhgimi të shpejte fillonte që nga prehistoria:
– një sëpate guri neolitike e tipit “kallëp këpucë” e periudhës neolitike, me pas e brimuar për t’u ripërdorur si varëse(Tab. Ill, 9), parete të pakta të qeramikës prehistorike, kurse ato të periudhës antike ishin me te shumta duke filluar me ato te shek. IV p. Kr.
(tjegulla, qeramike me vernik te zi, pitosa, etj. ) (Tab. V, 6)
dhe më së fundi edhe një shtresë e antikitetit të vonë(tjegulla dhe qeramike e lyer me bitum).
Poshtë faqes së rrëpirët të Kalasë së Xhyherinës, aty ku Qafa e Zallit pret vargun kodrinor gjenden rrënojat e një ndërtimi të periudhës romake.
Më pranë qafës, nga gërmimet e bëra për te nxjerre tubat e gazsjellësit të dale jashtë funksionit, kishin dalë rrënojat e një çezme dhe 1 depozite.
L\ji(40°28’ 49, 55” N; 19°33’ 12, 81” E)(Tab. I, 5),
si dhe shume tuba prej qeramike (Tab. VII, l-2).
Njeri tubacion furnizonte depon dhe tjetri e transportonte ujin, në një godinë që ndodhesh 50 m poshtë saj.
(40° 28’ 48, 30” N; 19° 33’ 16, 18” E).
Muret dhe qemeri i depozitës ishin ndërtuar me zaje, gur te vegjël dhe tulla të lidhura me Ilaç gëlqereje shumë të fortë.
Nga vëzhgimet e bëra ne te dy këto pika u pa se kishim te bënim me një termë, pjese e ndalesës se pare ne rrugën qe fillonte nga porti i Aulonës.
Tullat rrethore për hipokaust si dhe një numër i madh pllakash të vogla prej balte të pjekur si dhe teselae mozaik u prej guri gëlqeror tregojnë se mjedise të veçanta të mansio-s kanë qene të shtruar me dysheme parketi dhe mozaik.
Tjegullat, tulla dhe qeramika e gjetur:
– (pilosa, amfora transporti dhe tavoline, broka, vorba, tenxhere, sigilata orientale(një dalte hekuri etj.), e datojnë këtë stacion rrugor në shek. II – IV mbas Kr.
(Aulona e përmendur në itinerar mund te identifikohet me rrënojat në Qafën e Zallit.
Në kodrën përballë Kalasë së Xhyherinës, në vendin e quajtur Bregu i Beshos,
(400 28’ 09, 1 1” N; 19° 33’ 53, 74” E),
gjate punimeve bujqësore ishte zbuluar atje dysheme me mozaikë’ dhe qe u mendua si kishë paleokristiane.
Gjatë vizitës sone pame se mozaiku i përkiste njërit prej mjediseve të një vile romake, qe shtrihesh në një sipërfaqe të gjerë.
Në vend kishte akoma pjesë kolonash prej mermeri dhe blloqe guri të skalitur, si dhe mure ndërtuar me gurë shtufor të thyer të lidhur me llaç gëlqereje.
Në një pjesë të kufizuar të kësaj rrënoje, ishin ngritur më vonë muret e një kishe
(400 28’ 09, 89” N; 33’ 52, 49” E),
absida e se cilës kishte prere dhe dyshemenë me mozaik.
Nisur nga relievi dhe disa fragmente të mureve të kishës, që dilnin në sipërfaqe, kisha kishte qenë një nefe e paraprire nga një narteks, me përmasa të përafërta gjatësi 11 m e gjerësi 9, 30 m.
Materiali arkeologjik i pakët, tjegulla, tulla, qeramike, pjese tubi balte si dhe teknika e ndërtimit të mozaikëve dhe mureve e datojnë vilen në shek. II -III m. Kr.
Ndërsa kisha, nisur nga teknika e ndërtimit të mureve me blloqe guri të ripërdorur gurë mesatar dhe të vegjël, tulla dhe fragmente tjegullash lidhur me llaç e radhisin me kishat e tjera të zonës, që datohen në periudhën e mesjetës së mesme.
Ka të ngjare që kjo kishë t’i ketë dhënë edhe emrin fshatit:
Qishëbardhë(Aspro Kilisa), Kisha e bardhë.
Në Bregun e Kishës, në veri të fshatit Xhyherinë gjenden rrënojat e një kishe
(40°29’ I 0, 20” N; 19° 32’ 36, 39” E),
mbi themele e së cilës vitet e fundit është ndërtuar një ndertesë religjioze.
Ashtu si dhe kisha ne Bregun e Beshos, muret e saj ishin ndërtuar me blloqe guri të ripërdorur, gurë mesatar dhe te vegjël, tulla dhe fragmente tjegullash të lidhura me llac.
Përreth kishës ka pjese kolonash mermeri
(Tab. II, 6),
në njërën prej tyre ishte gdhendur edhe një kryq monogramatik, shtyllë dritareje po prej mermeri (Tab. II, 4),
kapitel jonik me impost etj.
Kjo kishë, nisur nga emri i fshatit Mihalovës duhet te ketë pasur si pajtor Shën Mëhillin.
Për më tej S. Xhyheri e përshkruan kështu:
– Në zonën e fshatit Xhyherinë, përgjatë kurrizeve kodrinore të formuar më shumë me depozitime ranore gjenden gjurmë të shumë vendbanimesh.
Më i rëndësishëm prej tyre është ai i Qafës së Zhurit
(400 29’ 14, 41” N; 19° 32’ 2 7, 08” E),
që ndodhej pranë Bregut të Kishës, i cili ka dale ne sipërfaqe nga marrja e rërës.
Aty ka depozitime të shtresëzua:
pjesë pitosash mokra, pjesë kionisku, blloqe gresh, qeramike e ndryshme duke filluar nga ajo helenistike e vonë dhe duke vazhduar me terra sigilate italike, lindore dhe afrikane të hershme. Ndër pjesët e pitosave, që janë të madhësive dhe formave te ndryshme, ka dhe një fragment te lidhur me plumb.
(Tab. II, 😎.
Nisur nga materiali arkeologjik këtu kemi të bëjmë me një vendbanim që fillon nga shek. II P.e.s.
……..
Nga Gëzim Llojdia
Burimi/Facebook/VLORA SUN CITY☀️QYTETI I DIELLIT /Vasil Nasaj


Leave a Reply